Ora e xhepit e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për 1.5 milionë dollarë

Ora e xhepit e njeriut më të pasur të Titanikut shitet për 1.5 milionë dollarë

Ora e arit

Ora e arit që u gjet nga trupi i njeriut më të pasur në bordin e Titanikut është shitur për një rekord prej 1.5 milionë dollarë.

Ora iu shit të shtunën një koleksionisti privat në SHBA në shtëpinë e ankandit Henry Aldridge & Son në Devizes, Wiltshire në Britaninë e Madhe.

Kjo ishte një nga shumat më të mëdha të ‘relikeve’ nga Titaniku, u shprehën organizatorët.

Një prej tyre tha gjithashtu se kjo shumë përfshinte tarifat dhe taksat e paguara nga blerësi.

Para ankandit, ora mendohej të shkonte deri në 200 000 dollarë. Shuma e mëparshme më e lartë e paguar për artefaktet e anijes ishte 1,2 milionë dollarë,  për një violinë.

”112 vjet më vonë, ne ende po flasim për anijen, pasagjerët dhe ekuipazhin. Çdo burrë, grua dhe fëmijë kishte një histori për të treguar”, thanë organizatorët e ankandit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja