Presidenti i Francës e ka gjetur saktë rezultatin e ndeshjes së mbrëmshme, Francë-Poloni, në të cilën Franca ka shënuar tre gola kundër skuadrës kundërshtare. Madje, Emannuel Macron ka parashikuar saktë edhe lojtarët golashënues.
Kampionët e botës në fuqi fituan ndaj polakëve me rezultatin 3-1, ku përmendim golin e Giroud dhe dy golat e tjerë nga Mbappe. Polonia e fitoj golin e saj nga Lewandoëski.
Në një intervistë për “Le Parisien” botim i ditës së shtunë, pra një ditë para ndeshjes Francë-Poloni, presidenti Macron, bëri parashikimin e rezultatit dhe tha që ndeshja do përfundojë më rezultatin 3-1 për Francë dhe golat do shënohen nga Giroud dhe Mbappe, pa harruar të parashikoj edhe golin e Polonisë.
“Lewandowski do të shënojë një gol, Mbappe ose ndoshta Giroud gjithashtu, ku ky i fundit dëshiron të bëjë histori”, ka thënë Macron në intervistë për “Le Parisien”.