Orban: Hungaria nuk do ta mbështesë Ukrainën me armë, qëndrojmë jashtë luftës

Orban: Hungaria nuk do ta mbështesë Ukrainën me armë, qëndrojmë jashtë luftës

Hungaria nuk do të dërgojë asnjë armë në Ukrainë dhe do të qëndrojë jashtë luftës, tha kryeministri Viktor Orban të martën, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të dërgojë Hungarinë në konfliktin në kufirin e saj lindor.

Udhëheqësi nacionalist konservator ka një garë të ngushtë për t'u zgjedhur për një mandat të katërt radhazi më 3 prill, sepse për herë të parë që nga viti 2010 partia e tij e krahut të djathtë Fidesz, do të përballet me një front të bashkuar prej gjashtë partish opozitare. Rruga e Orbanit drejt rizgjedhjes është e ndërlikuar nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka vënë në një dritë të re marrëdhëniet e tij të ngushta prej një dekade me presidentin rus Vladimir Putin, duke u përballur me kritika të ashpra nga opozita.

Duke iu drejtuar një tubimi prej dhjetëra mijëra mbështetësish që valëvitën flamurin kombëtar hungarez përpara parlamentit, Orban tha se Evropa Qendrore ishte vetëm një "dërrasë shahu" për fuqitë e mëdha dhe nëse Hungaria nuk mbronte interesat e saj, ajo mund të binte lehtësisht viktimë e krizës.

"Rusia shikon interesat ruse, ndërsa Ukraina shikon interesat e Ukrainës. As Shtetet e Bashkuara dhe as Brukseli nuk do të mendojnë me mendjen e hungarezëve dhe nuk do të ndihen me zemrat e hungarezëve. Ne duhet të mbrojmë interesat tona. Ne duhet të qëndrojmë jashtë kësaj lufte, prandaj ne nuk do të dërgojmë trupa apo armë në fushëbetejë." u shpreh më tej ai. 

Orban tha se zgjedhja për votuesit më 3 prill do të jetë midis partisë së tij që dëshiron paqen dhe opozitës së majtë "e cila do të shkojë në një luftë të pamëshirshme, të zgjatur dhe të përgjakshme".


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset