TIRANE – Ne e dimë çfarë kënaqësie është kur një shtet feston pavarësinë dhe jam shumë krenar që vij në këtë ditë të mrekullueshme. Kështu deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ndodhet në Shqipëri në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Në një konferencë të përbashkët për mediat, dhënë pas takimit që zhvilloi me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, Orban tha se vendi ynë në 20 vitet e fundit ka pasur zhvillim ekonomik, teksa theksoi se e ardhmja e Shqipërisë është drejt Evropës.
“Në këto momente mendojmë edhe për të ardhmen, dhe në takimin që kishim me kryeministrin i thash që Hungaria e shikon të ardhmen në bashkëpunimin me Shqipërinë. E dimë që shteti juaj kishte pengesa para 20 vjetëve, sidomos në anën ekonomike, por e shohim zhvillimin që ka kaluar këto vite dhe shikojmë me habitje zhvillimin ekonomik që ka kaluar Shqipëria gjatë këtyre viteve. Ne e ndjekim si kaloni ju krizën ekonomike dhe ashtu e mendojmë se e ardhmja është e shteteve që ulin deficitin dhe rrisin ekonominë. Dhe jam i bindur që si Shqipëria dhe Hungaria do jenë një nga fituesit e evropës. Urime për pavarësinë”, -u shpreh kryeministri Hungarez gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Berisha në Tiranë.
Orban theksoi se marrëdhënia mes dy vendeve, Shqipërisë e Hungarisë është miqësore, dhe e tillë do të jetë edhe në vijim.
“Unë prandaj kam ardhur sot në shtetin tuaj që tu jap urimet më të mira të shteti hungarez. Neve kemi marrëdhënie miqësore. Kjo miqësi ka kohë që po zgjat. Edhe është shumë e thëllë, edhe kjo është nisur me vuajtjen e përbashkët, edhe Hungaria edhe Shqipëria janë të njëjtë, të dy e duan pavarësinë, kur historia dhe forca të mundshme nuk na e bënin të mundshme pavarësinë. Dhe e dimë çfarë kënaqësie është kur një shtet feston pavarësinë dhe jam shumë krenar që vij në këtë ditë të mrekullueshme”, -
Ndërkaq, gjatë fjalës së tij mbajtur shkurt, kryeministri Berisha iu referua më shumë aspektit historik duke përmendur figurën e mbretëreshës Geraldine dhe “memorjen më të mirë që ka lënë për kombin shqiptar.”
“100 vjet më parë u mor vendimi ndërkombëtar për pavarësinë e Shqipëri, në kështjellën e sekretarit të Shtetit të perandorisë Austro-Hungareze, kontit Hadik.
Më pas mbreti shqiptar pati për nder të kishte bashkëshorte, mbretëreshën Geraldinë. Ajo jetoi pak në Shqipëri por ka lënë në kombin shqiptar memorjen më të mirë. Kjo vizitë e bën edhe më të madhe këtë miqësi këtë mirënjohje dhe bashkëpunimin tonë në shekullin tjetër të pavarësisë. Ke nderuar çdo shqiptarë”, tha shefi i qeverisë duke iu drejtuar homologut hungarez.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com