Polonia ka vendosur që të mos e ftojë ambasadorin e Hungarisë në ngjarjen që do të mbahet më 3 janar për nisjen e Presidencës polake të Bashkimit Evropian. Kjo pasi Budapesti i dha azil politik një ish-zëvendësministri i cili po hetohet për dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike, tha një zyrtare e lartë.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, po ashtu nuk është ftuar në ceremoninë që do të mbahet në Varshavë, tha zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Magdalena Sobkowiak-Czarnecka.
Varshava ka shprehur zemërim pasi Hungaria muajin e kaluar i dha azil politik Marcin Romanowskit, ish-zëvendësministrit polak të Drejtësisë i cili u ndalua korrikun e vitit të kaluar si pjesë e një hetimi për keqpërdorim të fondeve publike.
Romanowski u lirua shpejt pasi presidenti i Asamblesë evropiane për të drejtat e njeriut tha se ai kishte imunitet pasi ishte anëtar i këtij trupi. Ish-zëvendësministri i mohon akuzat kundër tij.
“Kur ne i ftuam mysafirët në galanë tonë para një muaji, ne e ftuam gjithë korpusin diplomatik”, tha Sobkowiak-Czarnecka gjatë një deklarimi televiziv të premten.
“Por, pas situatës me zëvendësministrin Romanowski, ministri i Punëve të Jashtme, Radek Sikorski vendosi që ambasadori hungarez nuk do të jetë i mirëpritur në ngjarjen e sotme”.
Kryeministri polak, Donald Tusk, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet të mbajnë fjalime në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës gjashtëmujore të Polonisë në BE.
Hungaria e ka pasur kryesimin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2024. Tusk ka qenë një kritik i Orbanit për qëndrimin e tij lidhur me luftën në Ukrainë, por edhe për politikat që Polonia i konsideron proruse. Orban i ka thënë një media hungareze se Qeveria e Tuskut i konsideron hungarezët armiq./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.1%
-
Jo
79.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Plani i Rritjes i BE'/ Miratohen 64.5 mln € parafinancim për Shqipërinë, Gonzato: Moment i rëndësishëm drejt anëtarësimit në Union! Dhuka: Shenjë besimi
25 Mars, 12:46
-
Sondazhi i Eurobarometrit: 74% e europianëve besojnë se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në BE, shifër rekord që nga 1983
25 Mars, 09:30
-
Bashkëpunimi i BE-së me Turqinë, Greqia: Pa respektimin e vlerave nuk mund të ndodhë
24 Mars, 22:07
-
Shqipëria në BE? Shehi: Rama po përdor mirazh të vjetër, premtim elektoral! Xhafaj: Vetëm PS e integron vendin! Kapri: 30 vite e njëjta histori Xhaferri: S'realizohet!
24 Mars, 21:36
-
Shqipëria drejt Evropës me tren të shpejtë? 'Starline' propozon rrjet hekurudhor që do të transformojë udhëtimet në kontinent, Tirana në linjën 'Lisbonë-Kiev'
24 Mars, 20:35
-
Ylli Pata: Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës
24 Mars, 20:30
-
Nesër BE miraton 922 milionë euro për Shqipërinë nga Plani i Rritjes, Komisionerja Marta Kos: Urime, ndër të parat në Ballkanin Perëndimor që përfitoi
24 Mars, 18:21
-
Tarifat doganore të Trump ndaj Evropës, Komisioneri i Tregtisë së BE-së nesër në Uashington
24 Mars, 17:03
-
PD vijon të gënjejë shqiptarët, Noka nga Italia: BE shtyu pa afat negociatat (por Brukseli përgënjeshtroi Berishën)
23 Mars, 17:30
-
I Dërguari i Trump: Putin është një lider super inteligjent! Ukraina, një shtet i rremë
23 Mars, 14:54
-
‘Mbështesim mbylljen e negociatave në 2027’, ambasadori Gonzato: Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm! Të përkushtuar në pavarësinë e SPAK
22 Mars, 09:22
-
Ekskluzive/ Përgënjeshtrohet Berisha, BE për Report Tv: S'ka bllokim negociatash! 2 grupkapituj të tjerë hapen brenda javësh, përgatitje edhe për kapitujt e fundit
21 Mars, 14:20