Tiranë-Opozita, konkretisht një grup njerëzish, kanë dalë sërish këtë të premte, të protestonin përpara Bashkisë së Tiranës.
Ata kanë bllokuar rrugën kryesore të kalimit të automjeteve, gjë që ka nervozuar qytetarët.
Një prej tyre ka dalë nga makina dhe iu ka kërkuar protestuesve që të hapin rrugën për vijuar rrugën.
Kjo situatë ka tensionuar gjendjen mes tyre, sidomos pas refuzimit të tyre për të hapur rrugën.
“Hapni rrugën, kam fëmijët në shkollë”, u shpreh qytetari i indinjuar.
Më pas protestuesit kanë zhvendosur podiumin në rrugë për të mos lejuar kalimin e automjeteve.