Ore pas ore deri ne 22:00 te 6 NENTORIT
BIDEN NE ÇIKAGO, PER TE MBESHTETUR OBAMEN
Ora 22:00 Zëvendës/presidenti Joe Biden arriti në Chikago. Numri 2 i Barack Obamës arriti në Cleveland të Ohajos, e shoqëruar nga gruaja e tij Jill. Biden u takua rastësisht me Paul Ryan, i cili është pretendenti për t’i zërë postin.

(Në foto Joe Biden me gruan e tij Jill)
ROMNEY: OPTIMIST PER TE ARDHMEN E AMERIKES
Ora 21:45 "Një ditë e madhe për një ndryshim të madh", tha Mitt Romney në Cleveland të Ohajo, i cili nuk ka dyshime për fitoren e tij. “Unë jam optimist jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për të ardhmen e amerikës”, shtoi Romney.
DALIN JASHTE FUNKSIONIT MAKINAT E VOTIMIT NE OHAJO
Ora 21:30 Në qytetet e Toledos, Cleveland dhe Dayton në Ohajo kanë dalë jashtë funksionit shumë makina elektronike që lejojnë të votosh. Këto skanera optike lexojnë dhe regjistrojnë çdo fletëvotimi.
MBINGARKESE NE VOTIMIN ELEKTRONIK
Ora 21:15 Sipas rrjetit lokal WABC, Unioni Amerikan për të Drejtat e Njeriut (ACLU) po përgatit një peticion urgjent pas mbingarkesës së kërkesave të votimit postar apo të rezultatit të përkohshëm të votimit dhe vështirësive që shumë votuesve kanë pasur për të vajtur në qendrat e votimit, për shkak të uraganit Sandy. Shumë votues kanë zgjedhur të votojnë me e-mail, por kutitë postare të qarqeve janë të mbingarkuara dhe kërkesat nuk janë pranuar. Ka ende paqartësi në faktin se kush është në të vërtetë në gjendje për të shkuar në qendrën e votimit. Guvernatori Christie ka bërë thirrje që të votojnë personalisht, duke ofruar edhe një linjë informacionit mbi vendndodhjen e qendrave të votimit.
UNIVERSITETI I HARVARDIT MBESHTET OBAMEN
Ora 20:50 Në Universitetin e Harvardit nuk ka më dyshime: Më shumë se 3/4 e studentëve dëshirojnë Barack Obamën për katër vite në Shtëpinë e Bardhë. Një rezultat që në jetën reale mund të krahasohet vetëm me fitoren e Franklin Delano Roosevelt në zgjedhjet e 1936. Sipas një sondazhi të kryer nga gazeta e studentëve “The Harvard Crimson”, 77 % e të anketuarve mbështesin Obamën, i cili u diplomua nga Shkolla e Harvardit Juridik, si dhe në Columbia University dhe 17 % mbështesin rivalin e tij Mitt Romney.
ROMNEY VAZHDON FUSHATEN NE OHAJO
Ora 20:00 Kandidati republikan për president Mitt Romney dhe kandidati për zv/president Paul Ryan duke përshëndetur punëtorët e restorantit “Wendy’s” gjatë fushatës presidenciale në Richmond Heights, Ohajo.

(në foto Mitt Romney dhe Paul Ryan në Ohajo)
ROMNEY VAZHDON FUSHATEN, OBAMA LUAN BASKETBOLL ME MIQTE
Ora 19:00 Takimet e minutës së fundit të Romney në Ohajo dhe Pensilvani janë parë nga disa analistë si masa ekstreme në këto dy shtete, ku sondazhet tregojnë se është në disavantazh.
Ndërkohë që zëdhënësi i Obamës ka thënë se sot Presidenti nuk ka në program të udhëtojë, por do të qëndrojë në shtëpi duke luajtur basketboll me miqtë e tij, e cila është kthyer në një lloj tradite në ditët e zgjedhjeve.
MICHELLE: VOTOVA OBAMEN PER KARAKTERIN E TIJ
Ora 18:30 Michelle Obama në faqen e saj në Faceook sapo publikoi këtë foto: “Unë votova për të, për të njëjtën arsye që e kam martuar: karakterin e tij. Voto sot për Obamën si President”

(në foto Barack dhe Michelle Obama)
OBAMA BESOJ SE KAM FITUAR
Ora 17:40 “Përgëzoj guvernatorin Romney për fushatën zgjedhore të gjallë”, tha presidenti aktual Obama gjatë një vizite të papritur në një zyrë të vogël elektorale në Çikago, selia e tij kryesore.
Më pas Obama shtoi: “Jam i bindur se kemi votat për të fituar. Mezi po pres të lexoj rezultatet. Po pres një mbrëmje të këndshme. Kurse drejtuar popullit amerikan Obama tha: “Faleminderit, sido që të shkojë” dhe shprehu mirënjohjen e tij për vullnetarët që ndihmuan në fushatën elektorale: “Përveç reklamave, dueleve, është mobilizimi i njerëzve ai që ka rëndësi”.
ROMNEY VOTON NE BOSTON ME GRUAN E TIJ ANEN
Ora 15:00 Ana dhe Mitt Romney kanë votuar sot në Boston rreth orës 9 me orwn lokale dhe 15:00 me orën në Shqipëri. Kandidati republikan dhe gruaja e tij kanë hedhur votën në makinat e votimit pasi pritën në radhë. Më pas ata ndaluan dhe përshëndetën të pranishmit. Pyetjes se për kë votuan, Romney u përgjigj: “Mendoj se ju e dini”.
Tani Romney do të vazhdojë fushatën e tij elektorale, me ceremoninë e mbylljes në Ohajo dhe Pensilvani, më pas do të kthehet në Boston për pritjen e ditës së zgjedhjeve, që do të mbahet në Boston.

(Në foto Miit Romney me gruan duke votuar në Boston)
OBAMA MERR FITOREN E PARE
Ora 14:20 Në dy lokalitete të vogla të Nju Hampshire u zhvilluan sot zgjedhjet presidenciale.
Në Dixvill Notch- i cili hapi dyert i pari për votime, ashtu siç është edhe tradita që nga viti 1996, rezultatet shënuan një barazim votash midis Obamës dhe Romney, 5 me 5 secili.
Kurse në Hart’s në qarkun e Carroll, presidenti aktual demokrat ka shënuar fitoren e parë me 23 vota, kundër 9 votave të kandidatit republikan. Kjo është një fitore që përsëritet, sepse edhe në 2008 Obama fitoi në këto vende, duke kaluar kundërshtarin John Mccain.
BEYONCE LETER OBAMES
Ora 14:14 Këngëtarja amerika Beyonce i ka shkruar një letër presidentin aktual Barack Obama, në këtë mënyrë ajo u bashkua me burrin e saj Jay-Z, për t'i dhënë kontributin final kandidatit demokrat në këto zgjedhje. Në një letrën të hapur ajo shprehu të gjithë respektin dhe adhurimin e saj për Presidentin. Në mesazhin që publikoi në faqen e saj zyrtare, këngëtarja shkruante:
“President Obama
Çdo ditë ne shikojmë zemrën tuaj dhe karakterin që na frymëzon të gjithëve për të dhënë më shumë nga vetja jonë.
Ju jeni lideri që duhet të na çoni nga aty ku jemi, në atje ku dëshirojmë të jemi.
Ju jeni motivi që vajza ime dhe nipi do të rriten duke ditur se mund të jenë padyshim gjithshka që mund të dëshirojnë të jenë.
Me gjithë respekt dhe adhurim, Beyonce”
Këngëtarja, e cila së fundmi ishte në Nju York me Jay-Z për një mbedhje fondesh për Obamën, pati shkruar një mesazh të ngjashëm edhe për zonjën parë Michelle Obama, duke e përshkruar si një model për vajzën e saj, Blue Ivy.

(Në foto letra e Beyonce për Obamën)
VOTON XHO BAJDEN
Ora 14:07 Xho Bajden së bashku me gruan e tij Xhill kanë votuar në Greenville në Delaëare. Cnn tregoi imazhet e Bajden që po pret radhën për të votuar dhe bën shaka me një grua që ndodhet përpara tij. Barak Obama ka votuar paraprakisht në një qendër votomi në Chicago më 28 tetor duke u bërë presidenti i parë amerikan që nuk voton në ditën e zgjedhjeve.

(Foto: Xho Bajden duke votuar)
HAPEN QENDRAT E VOTIMIT NE 9 SHTETE
Ora 12: 40 Në orën 12:00 me orën tonë dhe 6 me orën lokale u hapën qendrat e votimit në 9 shtete amerikane. Zgjedhësit kanë nisur të votojnë në Virginia, Connecticut, Indiana, Kentucky, Maine, New Hampshire, New Jersey, New York e Vermont.

(Foto: Nis votimi ne Virginia)
ELIZA DUSHKU: DO VOTOJ OBAMEN
Ora 11: 50 Aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare deklaron se votën e saj do t’ia japë presidentit aktual Obama. Eliza Dushku bëri deklaratën e saj në Twitter. “Natën e mirë, Kur të flasim nesër unë do të jem duke votuar Obamën” - shkruan Dushku në rrjetin e saj social.

(Foto: Profili i Eliza Dushkut ne twitter)
VOTIMET NE DIXVILLE NOTCH OBAMA E ROMNEY MARRIN NGA 5 VOTA
Ora 10: 04 Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama dhe sfidanti i tij Mitt Romney kanë marrë secili nga pesë vota në Dixville Notch të New Hampshire. Siç prej vitesh është bërë traditë, këto janë rezultatet e para të garës presidenciale. Dixville Notch ka një traditë 60 vjeçare si qyteti i parë ku votohet në mënyrë simbolike ndërsa qendrat e votimit hapen në mesnatë. Ajo çka ka përbërë interes është fakti se për herë të parë kandidatët janë ndarë kokë më kokë në këtë kuti votimi. "Jam i surprizuar. Kjo është mënyra më e mirë për ta përshkruar gjendjen", u shpreh një prej votuesve. Në zgjedhjet e fundit Barack Obama pati një diferencë të dukshme në këtë qendër votimi ku kryesoi ndaj rivalit republikan.
SONDAZHI I WASHINGTON POST E ABC: OBAMA NE AVANTAZH ME 3 PIKE
Ora 09: 12 Duhet të presim orën 19:00, me orën lokale dhe orën 01:00 të së mërkurës kur do të mbyllen qendrat e votimit në Virginia për të kuptuar nëse do të ketë një fitues të menjëhershëm apo beteja do të jetë deri në votën e fundit. Ndërkohë që pak orë nga hapja e qendrave të votimit, sondazhi i fundit i Washington Post/Abc, nxjerrin presidenti amerikan Obama me 3 pikë para kundrejt kandidatit republikan Mit Romney.
NE 12:00 ME OREN EUROPIANE HAPEN QENDRAT E VOTIMIT
Qendrat e para të votimit do të hapen të martën në mëngjes në orën 06:00 me orën lokale dhe 12:00 me atë shqiptare ndërsa në Kaliforni qendrat e votimit do të hapen në oren 16:00 me orën shqiptare. Ndërsa mbyllja e qendrave te votimit do te fillojë në Georgia, South Carolina, Vermont e Virginia në orën 19:00 me orën tone e deri tek mbyllja në orën 07:00 të së mërkurës me orën tonë në qendrat e votimit në Alaska.
SONDAZHET
Presidenti aktual Obama duket se është në avantazh në 8 apo 9 shtete kyçe, të cilët bëjnë edhe diferencën dhe do të vendosin fituesin. Takimet elektorale të orëve te fundit kanë qenë shumë të ngjeshura aq sa të dy kandidatët kanë marrë pjesë në 14 të tilla në 8 shtete. Të gjitha rrjetet e mëdha (ABC, CBS, NBC) rrjetet kabllore (CNN dhe Fox) do të nxjerrin sondazhet paraprake prej rreth 25 mijë votues, veçanërisht në shtete kyçe: së bashku me anketat telefonike, do të përdoren për të formuluar parashikimet shtet më shtet. Disa shtete do të publikojnë edhe rezultatet e pjesshme.
(Lajmi fillimisht i publikuar ne 07: 41 do të përditësohet në vazhdim)
Redaksia online
(sg/eç/shqiptarja.com)
