Orë të vështira për Ukrainën, reagon Kosova! Kurti: Sot ditë tragjike për Europën dhe jo vetëm! Osmani: E dënojmë agresionin rus

Orë të vështira për Ukrainën, reagon Kosova! Kurti: Sot ditë tragjike për Europën dhe jo vetëm! Osmani: E dënojmë agresionin rus

Flamuri i Kosovës dhe Ukrainës

Në orët më të vështira për Europën pas Luftës së Dytë Botërore, nuk mund të mos reagonin personazhet kryesore të politikës në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi ditën e sotme si më tragjiken për Europën dhe jo vetëm.

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke bashkëpunuar me Bashkimin Evropian, NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar për paqe, siguri dhe mbrojtje të demokracisë.

Duke dënuar sulmet e Rusisë në shtetin e Ukrainës, Kurti ka thënë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, të mbajtur mbrëmjen e së mërkurës, kanë diskutuar për verimet që duhet t’i ndërmarrin me qëllim që orientimi evropian i Kosovës dhe të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Duke qenë të brengosur me ndikimin që mund të ketë kjo luftë e re, shumë e madhe, me pasojat tashëm tragjike, edhe në rajonin tonë e posaçërisht në Republikën e Kosovës, mbrëmë kemi mbajtur edhe një mbledhje të Këshillit të Sigurisë ku me disa prej ministrave dhe me drejtues të institucioneve tona të sigurisë kemi vlerësuar analizuar, dhe diskutuar për situatën aktuale dhe për masat që duhet t’i ndërmarrim në mënyrë që orientimi ynë evropian dhe euroatlantik të jetë në nivelin, në cilësinë, në intensitetin më të lartë të mundshëm”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova e dënon fuqishëm agresionin e Rusisë dhe se është plotësisht në një linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin.

 “U takova me ambasadorin amerikan në Kosovë për të diskutuar zhvillimet pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin rajonal. Ne e dënojmë fuqimisht agresionin e Rusisë dhe jemi plotësisht në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.

Lidhur me situatën e rëndë e cila po mbizotëron në Ukrainë, ka reaguar edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se Kosova është krah botës demokratike kundër agresionit rus.

“Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë.  Agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë.  Fitorja është e Lirisë dhe Demokracisë.  Lutjet tona janë për popullin trim dhe krenar të Ukrainës.”, është shprehur ai.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot