Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut: Rusia ka ‘gjasa të kryejë krime kundër njerëzimit’

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut: Rusia ka ‘gjasa të kryejë krime kundër njerëzimit’

"Autoritetet ruse transferuan dhe deportuan me forcë civilët nga zonat e pushtuara të Ukrainës në atë që përbënte krime lufte dhe krime të mundshme kundër njerëzimit", tha organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International në një raport të ri të botuar sot.

Në raport shkruhet se transferimi i paligjshëm i civilëve nga Rusia në Ukrainë dhe abuzimet gjatë 'filtrimit' , (proces kontrollit) detajon se si forcat ruse dhe të kontrolluara nga Rusia transferuan me forcë civilët nga Ukraina e pushtuar më tej në zonat e kontrolluara nga Rusia ose në Rusi. Fëmijët janë ndarë nga familjet e tyre gjatë procesit, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

“Ndarja e fëmijëve nga familjet e tyre dhe detyrimi i njerëzve qindra kilometra larg shtëpive të tyre janë dëshmi e mëtejshme e vuajtjeve të rënda që pushtimi rus u ka shkaktuar civilëve të Ukrainës”, tha Agnès Callamard, Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International.

Raporti vijon se që se që nga fillimi i luftës së tyre të agresionit kundër Ukrainës, në vetvete një krim ndërkombëtar, forcat ruse kanë sulmuar pa dallim dhe kanë vrarë civilë në mënyrë të paligjshme, kanë shkatërruar jetë të panumërta dhe kanë copëtuar familje. Askush nuk është kursyer, madje as fëmijët.

Amnesty International dokumentoi raste në të cilat, fëmijë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara  u transferuan me forcë në zona të tjera të pushtuara nga Rusia ose u deportuan në mënyrë të paligjshme në Rusi. Në një rast, një grua u nda nga djali i saj 11-vjeçar gjatë kontrollit, u ndalua dhe nuk u ribashkua me të, në shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Rusia largon trupat nga rajoni i Kherson! Biden: Po humbasin! NATO: Duhet të presim


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev

Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev