Organizatat letër Mbretërisë së Bashkuar: Shqipëria të hiqet nga lista e vendeve të sigurta! Ka persekutim dhe trafik të qenieve njerëzore

Organizatat letër Mbretërisë së Bashkuar: Shqipëria të hiqet nga lista e vendeve të sigurta! Ka persekutim dhe trafik të qenieve njerëzore

Emigrantë me gomone në brigjet britanike

Një grup organizatash civile ndërkombëtare kanë dërguar një letër zyrtare për Mbretërinë e Bashkuar duke i kërkuar që Shqipëria të hiqet nga lista e vendeve të sigurta. Në letrën e dërguar nga rreth 40 organizata ndërkombëtare, shprehen shqetësimet për grupe shqiptarësh të cilët mund të jenë të rrezikuar në vendin e tyre dhe prandaj zgjedhin të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndër të tjera pika të theksuara në letër argumentohet se Shqipëria përballet me probleme të rënda si korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore, dhuna e bandave kriminale si dhe persekutimi.

“UNHCR është e shqetësuar që lista përfshin Shqipërinë, pavarësisht udhëzimeve të vendit të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendimeve të gjykatave të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat pranojnë se grupe të caktuara të qytetarëve shqiptarë mund të jenë në rrezik të persekutimit.”1 Përcaktimi i një shteti. si një 'vend i sigurt' kërkon konfirmimin se "në përgjithësi në atë shtet nuk ekziston asnjë rrezik serioz i persekutimit të shtetasve të atij shteti". Fatkeqësisht, Shqipëria nuk e plotëson këtë kriter. Vendi përballet me çështje të rënda si korrupsioni, trafikimi i qenieve njerëzore, dhuna e lidhur me bandat dhe diskriminimi ndaj komuniteteve të ndryshme duke përfshirë komunitetet LGBTQI, rom dhe egjiptian. Dështimi i vazhdueshëm i qeverisë shqiptare për të trajtuar në mënyrë efektive këto çështje është shqetësues. Shkalla e pranimit të kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar e vërteton më tej këtë pohim se Shqipëria nuk është në standartet e duhura”- shkruhet ndër të tjera.

Letra u kërkon deputetëve të Britanisë të cilët nënshkruan një raport që e klasifikonte Shqipërinë si të sigurt, që të përdorin ndikimin e tyre për të refuzuar kthimin e shqiptarëve të cilët janë të rrezikuar nga persekutimi.

“I lutemi deputetëve të marrin në konsideratë rëndësinë e kësaj çështjeje, të reflektojnë mbi narrativat personale dhe të dhënat faktike të ofruara dhe të përputhen me qëndrimin tonë në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut të shtetasve shqiptarë. Ne kërkojmë që të përdorni ndikimin tuaj për të parandaluar që individët vulnerabël të rikthehen për t’u përballur me persekutimin, duke refuzuar klasifikimin e Shqipërisë si një ‘vend i sigurt’ brenda projektligjit aktual të Migracionit të Paligjshëm.”, thuhet më tej në letër.

Kujtojmë se ditë më parë një grup deputetësh britanikë nënshkruan një raport që e cilësonte Shqipërinë si vend të sigurt duke nënvizuar se nuk ka arsye përse të pranohen kërkesat e shqiptarëve për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sara: 16/06/2023 08:53

    Te nderuar Deputet ministra tembreteris se bashkuar kush le familjen dhe te largohet nga shtepija etij por ne Shqiperi ska jetes na mby korupsjoni na mbyten hajdutet spo na lejn te jetojm edhe ne me femijet tan por po na mbyten dhena ngelen rugeve te botes

    Përgjigju
  • Alb: 15/06/2023 11:12

    Kjo ashtet shqipnija e demokracis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet