TIRANE - Aktualisht Kuvendi i Shqipërisë është i përbërë nga disa organe në të cilat përfshihen: Byroja e Kuvendit, Sekretariatet e Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve, Komisionet e Përhershme, Nënkomisionet, Komisionet e Posaçme, Grupet Parlamentare si dhe Këshillat Parlamentar.

Në sekretariatet e Kuvendit bëjnë pjesë 5 sekretariate: sekretariati për buxhetin,sekretariati për proçedurat dhe votimet, sekretariati për statusin e deputetit, sekretariati për kërkimin shkencor, bibliotekën dhe botimet, sekretariati për marrëdhëniet me jashtë.

Përsa i përketë komisioneve të përhershme, Kuvendi i Shqipërisë është i përbërë nga 8 komisione: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Komisioni për Integrimin Europian, Komisioni për Politikën e Jashtme, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Komisioni për Sigurinë Kombetare, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë si dhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Pjesë përbërëse e komisioneve janë edhe ata hetimorët dhe të posaçmit. Nuk dihet nëse kreu i ri do të ndryshojë diçka në numrin apo emërtimin e tyre.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)