Organizoi lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë pronari në Elbasan

Organizoi lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë pronari në Elbasan

Foto ilustruese

Arrestohet pronari i një lokali në Elbasan, i cili është kapur në flagrancë duke ushtruar veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.

Në pranga ka rënë R.H., 51 vjeç, dhe akuzohet për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara”, "Fshehja e të ardhurave" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara".

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen "5 Maji", Elbasan, në subjektin e tij "Bar-Kafe", iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

"Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor  të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi R.H., 51 vjeç,  banues në Elbasan,  për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara”, "Fshehja e të ardhurave" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara".

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen "5 Maji", Elbasan, në subjektin e tij "Bar-Kafe", iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

Kontrollet kundër do të vijojnë në gjithë qarkun e Elbasanit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme", thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë