Interpol Tirana ka ekstraduar nga Kroacia organizatorin e tentativës së trafikimit të 170 kilogramëve lëndë narkotike nga Durrësi në Drejtim të Italisë.

Sipas policisë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Zagrebin, u bë i mundur arrestimi i Ali (Ezval) Djezairi, 40 vjeç,  nga Gostivari, pasi më 21.01.2014, në Portin e Durrësit, pas bllokimit të 170 kilogram droge në një kamion me targa maqedonase,  u zbulua se ai është një  nga organizatorët dhe bashkëpunëtorët në këtë trafik.
 
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, kishte caktuar ndaj Djezairit masën e sigurisë  "Arrest me burg", për kryerjen e veprës penale "Trafikim ndërkombëtar i lëndëve narkotike".
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)