Organizoi tubim politik gjatë pandemisë, gjobitet kryebashkiaku i Skraparit

Organizoi tubim politik gjatë pandemisë, gjobitet kryebashkiaku i Skraparit

Adriatik Memaj

Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Memaj është gjobitur 1 milionë lekë pasi shkeli rregullat anti-COVID.

Gjoba vjen një ditë pasi në qytetin e Çorovodës u organizua ceremonia e dhënies së titullit "Qytetar Nderi" për deputetin socialist Spartak Braho".

Siç shihet nga pamjet në ceremoni merrnin pjesë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, por gjoba ka shkuar në adresë të kryebashkiakut të Skraparit, si organizator i aktivitetit.

Në njoftimin e policisë thuhet se Memaj mblodhi njerëzit në kundërshtim me aktin normativ për masat antiCOVID, ndaj gjobitet me 1.000.000 lekë.

Ndërsa në Durrës janë gjobitur nga policia eksponentët e LSI-së, Elona Guri dhe Komtiana Kuçi.

Ato organizuan ditën e djeshme një tubim në shenjë proteste për gjobën që ju vendos kryetarit të shoqatës "Durrësi Autokton" Abdulla Deliallisi.

Në Selenicë të Vlorës është gjobitur pronari i një lokali që lejoi një aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për masat antiCOVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:28
Protestë kundër gjobës ndaj aktivitetit ku mori pjesë Meta, gjobiten 2 përfaqësueset e LSI

DURRËS- Protesta për gjobën ka sjellë një tjetër gjobë. Report Tv mëson se janë ndëshkuar me gjobë Elona Guri dhe Komtiana Kuci, pasi organizuan së bashku me përfaqësuesit e LSI, një tubim në shenjë proteste për gjobën që iu vendos kryetarit të shoqatës “Durrësi Autokton” Abdulla Deliallisi.

Kjo shoqatë u gjobit pas ditë më parë pasi zhvilloi takimin në pallatin e kulturës A.Moisiu Durrës për dekorimin e arkeologut Vangjel Toçi pas vdekjes me titullin Nderi Kombit, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta. Gjobat u vendosën për shkelje të masave anti-COVID.

“Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 2 organizatoret. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" shtetaset:

Këto shtetase më datë 12.02.2021, rreth orës 16:00, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë organizuar një tubim të paligjshëm, pa lejen e organeve kompetente dhe në kundërshtim me Aktin Normativ nr.3, datë 15.08 2020, "Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19",njofton policia.

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka konsideruar tërësisht politike dhe veprim skandaloz e të papranueshëm, gjobitjen me 5 milionë lekë të inxhinierin në pension Abdulla Deliallisi për shkelje të masave anti-COVID.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb