Një administrator lokali është arrestuar në Librazhd ndërsa 5 persona të tjerë janë vënë nën hetim nga policia pasi u kapën teksa luanin lojëra fati.
Në pranga ra 23 vjeçari, Andi Kullafi si dhe u shpall në kërkim administratori tjetër, Mikel Peçi, 31 vjeç. Të dy këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vënë në dispozicion lokalin e tyre, për organizimin e lojërave të fatit.
Në hetim u vunë, A. K., A. Rr., Xh. A., D. I., dhe F. R. pasi u kapën në këtë ambient, duke luajtur lojëra fati. Ndërkohë policia sekuestroi 5 kompjutera, si dhe rreth 200 000 lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.