Tre persona janë arrestuar në Durrës të akuzuar për organizime të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme në një lokal në qytet.
Të arrestuar janë E. D., 37 vjeç, D. D., 42 vjeç, vëllezër, dhe E. M., 41 vjeç. Këta persona organizonin lojëra fati në një lokal në lagjen nr. 13 të qytetit në kundërshtim me ligjin. Të tre u arrestuan në flagrancë në lokal duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.
“Durrës
Vinin baste sportive, me celularë, në një lokal në lagjen nr. 13, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër) dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.
Sekuestrohen 4 celularët e tyre.
Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13, organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan shtetasin E. M., 41 vjeç;
-arrestuan shtetasit E. D., 37 vjeç dhe D. D., 42 vjeç, vëllezër;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 39 vjeç.
Të katër shtetasit, banues në Durrës, u kapën në flagrancë në ambientet e lokalit, duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente









