BERAT - Një 46-vjeçar u arrestua nga policia pasi organizonte lojëra fati përmes celularit në Poliçan.

Policia vuri në pranga 46-vjeçarin me iniciale Sh.L. pasi është kapur në lokalin e tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale, autoritetet sekuestruan një sasi parash dhe një celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Organizim i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara".