Organizonte kalimin me gomone nga Belgjika drejt Britanisë, arrestohet 44 vjeçari shqiptar! Pjesë e grupit të trafikut të qenieve njerëzore

Organizonte kalimin me gomone nga Belgjika drejt Britanisë, arrestohet 44 vjeçari shqiptar! Pjesë e grupit të trafikut të qenieve njerëzore

Emigrantët e paligjshëm me gomone drejt Britanisë

Një shqiptar është arrestuar nga oficerët e Britanisë së Madhe nën akuzën se transportonte emigrantë të paligjshëm me gomone nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas mediave  britanike, 44 vjeçari është i arrestuari i pestë që ka rënë në pranga nën dyshimin se ishte përfshirë në trafikun e emigrantëve të paligjshëm. Shqiptari u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Loughborough.

“Personi i arrestuar sot dyshohet për përfshirje në një komplot për të përdorur varka të vogla në një seri kontrabande njerëzish. Trajtimi i krimit të organizuar të imigracionit është një prioritet për NCA dhe hetimi ynë vazhdon"- u shpreh Derek Evants, drejtues i lartë i Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Sipas akuzave, shqiptari ka organizuar një seri arratisjesh kontrabandë me emigrantë të paligjshëm që prej vitit të kaluar.  Katër të tjerë të arrestuar, që besohet se janë pjesë e të njëjtit grup, do të paraqiten në gjykatë më vonë këtë muaj të akuzuar për ndihmë në emigracionin e paligjshëm.

Shqiptarët Arsen Feci, 44 vjeç dhe Klodian Shenaj, 48, nga Nottingham dhe Banet Tershana, 51 vjeç, nga Hove, East Sussex, do të paraqiten në Gjykatën Nottingham Crown më 29 mars.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mirlind Daku shënon gol në javën e parë të kampionatit rus

Mirlind Daku shënon gol në javën e parë të kampionatit rus