Orial Kolaj kampioni i ri italian
i peshave gjysmë të rënda në boks

Orial Kolaj kampioni i ri italian <br />i peshave gjysmë të rënda në boks
Orial Kolaj është kampioni i ri i peshave gjysmë të rënda në Itali. Boksieri lezhian 29 vjeç, që prej vitesh jeton në Lommbardi ka mundur mbrëmë në ‘Palazzetto dello sport’ të Romës ish mbajtësin e titullit Danilo D’Agata në një takim me dhjetë raunde Që kur ka hipur në ring, ka qenë gjithnjë Kolaj ai që ka udhëhequr ‘duelin’. Më i fuqishëm dhe më instinktiv Kolaj, ndërsa më teknik e më i shpejtë sfiduesi, ish mbajtësi i titullit D’Agata. Në fund të takimit – i ndjekur nga një publik i gjerë – duartrokitje të zjarrta kanë pritur vendimin e tre gjygjtarëve në favor të Kolajt.

Kolaj është pjesë e ekipit Lauri Team, që menaxhohet nga Augusto Lauri, një mik i madh i boksit kosovar. I vlerësuar si boksier cilësor nga shumë ekspertë të boksit, Kolaj ka fituar kështu titullin e parë në karrierën e tij. Kolaj deri para kësaj ndeshjeje, kishte zhvilluar 12 takime profesioniste duke arritur 7 fitore (5 KO) dhe 5 humbje.
Boksieri italian Danilo D`Agata, që mbrëmë u mund nga Kolaj, duke i kaluar atij titullin kampion, kishte deri mbrëmë një bilanc prej 11 fitoresh (3 KO) dhe 1 barazimi. (am/shqiptariiitalisë/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane