Origjina e COVID-19, Kina e gatshme të pranojë që virusi lindi në laborator në Wuhan! Pekini arrin marrëveshje me SHBA

Origjina e COVID-19, Kina e gatshme të pranojë që virusi lindi në laborator në Wuhan! Pekini arrin marrëveshje me SHBA

Në një kohë që diskutimet për origjinën e COVID-19 janë shtuar ndjeshëm dhe po ashtu akuzat ndaj Kinës TGcom24 ka bërë të publik lajmin se SHBA dhe Kina kanë arritur një marrëveshje, në bazë të së cilës Kina do të pranojë publikisht fajin për rrjedhjen e virusit Sars COV2 nga laboratori në Wuhan.

Media italiane ka bërë publike edhe pamje të marrëveshjes paraprake midis SHBA dhe Kinës, marrëveshje e cila ende ruhet e fshehtë.  Lajmi se Kina është e gatshme të pranojë fajin ka ardhur pas hetimeve dhe studimeve të shumta, të cilët kanë arritur në përfundimin se virusi SARS-Cov-2 , ka rrjedhur nga laboratori në Wuhan.

SHBA, nga ana e saj, është e gatshme të pranojë deklaratat kineze, sipas të cilave Pekini ka mësuar së fundmi se virusi ka rrjedhur nga laboratori, pasi shkencëtarët e kishin mbajtur të fshehtë të vërtetën. Madje Pekini zyrtar ka njoftuar se ata do të të ndiqen penalisht, pasi kanë parandaluar Kinën që të informojë menjëherë Shtetet e Bashkuara dhe botën për kërcënimin e rëndë.

Burimet e medias italiane bëjnë të ditur se mes superfuqive botërore është rënë dakord edhe për një strategji të daljes nga pandemia.

Vetëm disa ditë më parë, drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus kishte vënë në dyshim raportin e bërë publik nga ekipi i tij I cili hodhi poshtë idenë e daljes së virusit nga laboratori

"Ne kemi nevojë për një mision të ri në Kinë , për të vazhduar kërkimet mbi origjinën e koronavirusit, madje edhe në laboratorë, kishte një shtytje të parakohshme për të përjashtuar teorinë e se virusi kishte dalë nga laboratori Wuhan ", tha shefi i OBSH-së. Tedros madje i kishte bërë thirrje Pekinit: "Në fillim të pandemisë , ju nuk na I dhatë të gjitha të dhënat. Ne kërkojmë që Kina të jetë më e hapur, transparente dhe bashkëpunuese”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë