Pas vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias ka bërë disa postime në rrjetin X ku ka përmbledhur pikat kryesore të takimeve të tij me kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij Ermal Nufi.

Në postimet e tij në X, Dendias thotë se e konsideron Himarën si vendin e hershëm të origjinës, dhe thekson se minoriteti etnik grek është urë miqësie mes dy shteteve dhe dy popujve”.

“Pritje zyrtare dhe takim me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë. Në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi brenda NATO, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Bashkëpunimi mbrojtës mes Greqisë dhe Shqipërisë, me përkushtim ndaj parimeve të së Drejtës Ndërkombëtare dhe respektimit të të drejtave të minoritetit etnik grek, përbën një shtyllë paqeje, sigurie dhe progresi për të gjithë rajonin.

Gjatë takimit me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, ramë dakord për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake. Greqia respekton gjithmonë ata që sakrifikuan jetën për atdheun.

U prita edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të vizitës sime në Tiranë. Analizuam situatën më të gjerë gjeopolitike në rajonin tonë. Pata mundësinë të flas për Himarën, të cilën e konsideroj si vendin e hershëm të origjinës , dhe të ritheksoj qëndrimin tim se Minoriteti Etnik Grek është një urë miqësie mes dy shteteve dhe dy popujve” tha Dendias

Έγινα δεκτός από τον Πρωθυπουργό της #Αλβανίας, Edi Rama @ediramaal, στο πλαίσιο της επίσκεψής μου στα Τίρανα. Αναλύσαμε την ευρύτερη γεωπολιτική κατάσταση στην ευρύτερη περιοχή μας.

Είχα την ευκαιρία να μιλήσω για τη Χειμάρρα από όπου θεωρώ ότι έλκω την απώτερη καταγωγή μου… pic.twitter.com/8nORncOaqh

— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 25, 2026


Lajmi kryesor:

Çështja e detit/ Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Rama: Mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes dy vendeve! Dendias: Folëm për Himarën, minoriteti urë miqësie mes nesh