Orinda Huta: Rikthehem fuqishëm,
kënga e radhës “bombë” e vërtetë

Orinda Huta: Rikthehem fuqishëm,<br />kënga e radhës “bombë” e vërtetë
I ka munguar prej kohësh muzikës por, mesa duket rikthimin e saj ka dashur ta këtë sa më të fuqishëm.

Këngëtarja bukuroshe Orinda Huta është shfaqur në tregun muzikor me bashkëpunimin e saj më të fundit me reperin Noizy, nën titullin “Lolipopa”.

Orinda rrëfen në “Pink Report” se nuk do të ndalet me kaq, por kënga e radhës do të jetë një “bombë” e vërtetë.

Gjithashtu ajo tregon për rubrikën tonë edhe ecurinë e lidhjes së saj shumë vjeçare me Turjan Hyskën.
 
Si nisi projekti juaj muzikor me Noizyn?


“Lolipopa” kishte një vit që e kishte përfunduar si projekt muzikor nga Alban Kondi. Ishte një këngë e cila që në fillim më pëlqeu dhe sigurisht doja shumë që të bëhej pjesë e repertorit tim muzikor në çastin që do kthehesha në muzikë, pasi e kisha lënë pas dore. Por, me të përzgjedhur bashkëpunëtorin që ishte Noizy, e cila ishte një përzgjedhje jo vetëm e imja, por edhe e bashkëpunëtorëve të mi, kënga u ndryshua thuajse komplet sa i përket tekstit, ndërsa në muzikë mbeti e njëjtë. Ishte Noizy ai që vendosi pjesën e tij në këngë, duke e ndryshuar kështu tekstin nga e para dhe unë duhet të bëja të njëjtën gjë, duke u përshtatur, e vetmja pjesë e mbetur e pandryshuar është refreni. Gjithashtu, kemi menduar që kënga do të vinte si videoklip por duke u vonuar për shkak të koncerteve të Noizy-t, ne menduam ta sillnim gjithsesi këngën duke e sjellë në një formë videoklipi por me titra, duke e huazuar nga këngëtarja Katy Perry me këngën “Roar”, e cila na u duk një gjetje e bukur.
 
Duke patur parasysh mënyrën e veçantë me të cilën është sjellë, në fakt do të vini me videoklip së bashku me reperin Noizy?

Dua shumë që kjo këngë të ketë edhe një videoklip, pasi nuk do të doja kurrsesi që të mbetej me një video thjesht me titra, por e gjithë kjo varet nga koncertet e Noizy-t, nëse ai lirohet nga koncertet atëherë do të kemi klip.
 
Jeni shprehur se pas publikimit të “Lolipopa” do të riktheheni fuqishëm në tregun  muzikor, cilat janë projektet e radhës?

Sa i përket muzikës unë e kam nisur që mbrëmjen e kaluar duke realizuar dhe një klip për këngën të cilën kisha publikuar në atë kohë. Ishte një këngë e rrymës dance-pop, verore dhe e qetë, por së bashku me bashkëpunëtorët e mi na u duk e pamjftueshme të riktheheshim në treg me të. Për këtë arsye e shtymë për pak më vonë duke publikuar njëherë “Lolipopa-n” dhe të vinim me këngë të tjera. Megjithatë sërish kjo nuk do të jetë kënga që do të pasojë “Lolipopa-n”. Do të jetë një këngë tjetër me një video të re, e cila do të jetë totalisht ndryshe, ndoshta nuk e prisni nga unë këtë lloj videoklipi dhe atë lloj mesazhi që unë do të sjell në videoklip. Në fakt, nuk mund të zbuloj shumë nga klipi, por besoj gjatë muajit mars do të jetë publikuar edhe kënga edhe klipi. Besoj se kjo këngë do të jetë një bombë e vërtetë.
 
Prej vitesh tashmë prezantimi është kthyer në një profesion tjetër për ju, ndërkohë që i balanconi së bashku me muzikën, cilës do t’i jepnit më tepër peshë?

Sigurisht që në këto kohë  i kam dedikuar më tepër prezantimit se këngës, ndonëse unë muzikën e kam nisur që herët.
 
Sa i përket projekteve të reja në televizion, cilat do të jenë risitë, pasi tashmë jeni autore e programit “Next” si janë përgjegjësitë?

“Next” është projekti im i parë në televizion dhe që në fillimet e mia si prezantuese ka qenë një përgjegjësi e madhe dhe sigurisht është dashuria ime e parë sa i përket televizionit. Në këto vite ku kam qenë prezantuese kam mësuar mjaft nga ky format, madje edhe sa i përket mënyrës se si realizohet një emision. Duke përgatitur materialet vetë për një kohë të gjatë nuk besoj se ka vështirësi edhe si autore. Kujdesi në fakt tregohet më tepër ndaj prezantuesve të rinj, ndërkohë Fabi e di mirë punën e tij dhe realizon dy prej inserteve më të rëndësishme në emision.
 
Le të vazhdojmë bisedën fokusuar tek jeta sentimentale, duke patur parasysh që ju dhe Turi jeni një nga çiftet më të preferuara të showbiz-it, si shkojnë gjërat midis jush?

Gjërat janë duke ecur mirë ne jemi edhe në punë së bashku, duke u ndeshur shpesh edhe në korridore (qesh), por i kemi të ndara pjesën e punës dhe kjo na ka bërë edhe mirë duke u kthyer në një marrëdhënie shumë të mirë. Gjithçka duket se është duke ecur mjaft mirë.
 
Duke qenë se punoni në të njëjtën kompani, ju ka ndihmuar apo penguar kjo lidhje përsa i përket punës tuaj?
Në momentin e parë mund të më ketë ndihmuar disi por tani jo. Pasi jam munduar gjatë gjithë kohës që t’i arrij vetë gjërat sa i përket realizmit të emisioneve dhe Turi është shumë larg kësaj pjesë duke mos ndërhyrë. Është ndihmesë sa i përket anës morale por kaq.
 
Jeni xhelozë për njëri-tjetrin?

Nuk besoj se ka lidhje që nuk ka pak xhelozi brenda, por duke qenë afër më profesione kuptohemi më mirë, përderisa jemi në të njëjtin ambient e kuptojmë më mirë njëri-tjetrin dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë që të ketë pasur skena xhelozie nëse ka patur kanë qenë të fshehura brenda vetes. Mes nesh kalon gjithçka me sportivitet.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës 'Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos