Orkestra e Mbretërisë së Aragonit koncert në Tiranë, artistët sollën veprën “Amor Brujo” në skenë

Orkestra e Mbretërisë së Aragonit që ka ngjallur kuroizitet në mbarë botën, pati mbrëmë si destinacion Tiranën. Skena e Turbinës mbrëmjen e djeshme, mundi të prekë “Rrënjët spanjolle të shekullit e XX-të”, me muzikë dhe balet. Orkestra spanjolle ka performuar në më shumë se 43 produksione, 100 koncerte duke kaluar 125 mijë pjesëmarrës në spektaklet e saj, ajo erdhi nën drejtimin e Ricardo Casero për publikun shqiptar, që luajtën “Suita spanjolle”, “Sevilla” për violinë, si dhe pjesë për orkestër. 

Dirigjenti spanjoll, i cili mbart një karrierë më shumë se 33-vjeçare si interpretues dhe solist, solli në skenën e “Turbinës” një spektakël muzikor të këndshëm. Një kombinim i gjetur i elementëve të “Orkestrës së Mbretërisë së Aragonit” me instrumentistë shqiptarë bëri publikun për vete. Magjia e tingujve spanjoll u interpretua nga instrumentist shqiptarë, si Agigela Voshtina dhe spanjoll Carles Lizondo. Duartrokitja për mjeshtërinë e orkestrimit i takoi kompozitorit Gerti Druga. Një nga momentet më interesantë të mbrëmjes ishte ai i vënies në skenë të “Amor Brujo” të kompozitorit Manuel De Falla.

Mexosopranoja Vikena Kamenica jo vetëm që këndoi, por edhe recitoi ditën e djeshme duke nxjerrë në pah aftësitë e saj më të mira interpretuese. Me lëvizjet e saj, mimikën dhe sytë që i shkëlqenin nga “marrëzia e dashurisë”, Vikena vuri në dukje dramën dhe çmendurinë e një dashurie që ndoshta magjia do ta bënte të mundur.

Binomi Spanjë-Shqipëri erdhi këndshëm dhe me përshtatjen në shqip të disa pjesëve të “Amor Brujo”, e gjitha kjo bëri që publiku, i cili e kishte mbushur sallën të përfshihej edhe më shumë, duke arritur të perceptojë edhe më mirë atë që po ndodhte në skenë. Pjesët teatrale ndihmuan që panorama e kësaj dashurie torturuese të kthjellohej edhe më shumë. Balerina Isida Mollaymeri me elasticitetin e saj solli në skenë një cigane gati hipnotizuese, që i kishte hije “Dashurisë shtrigane”.

Amor Brujo” bazohet në një legjendë popullore dhe ka si protagoniste një cigane të quajtur Kandela, e cila është braktisur nga njeriu që dashuron. Kështu ajo i drejtohet një magjistricë, e cila duhet t’i përgatiste një pije që do të bënte të mundur kthimin e të dashurit të saj. Por kur kupton se shpella është boshë, ajo vetë improvizon si magjistricë dhe ia del mbanë.

Balerina Isida Mollaymeri

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë