“Ndëshkimi për homoseksualët i përket Zotit”, është kjo deklarata që ka dhënë në rrjetin social facebook babai i vrasësit të Orlandos.
 
“ Zoti do të ndëshkojë homoseksualët nuk është çështje me të cilën mund të përballen njerëzit”, shtoi ai.
Babai i 29 vjecarit me origjinë afgane i cili vrau 50 persona e plagosi 53 të tjerë në një diskotekë në Orlando u shpreh se ishte i tronditur për veprimet e të birit ashtu i gjithë vendi.
 
‘’Shpresoj që Zoti tu japë të gjithë të rinjve shëndet për të mbajtur në mendje linjën e shenjtë të fesë islame’’, përfundoi ai.