Orlando: Italia asistencë për
dekriminalizimin, kemi përvojë

Orlando: Italia asistencë për<br />dekriminalizimin, kemi përvojë
TIRANË - Italia do të japë eksperiencën e saj në reformën në drejtësi por edhe në atë të dekriminalizimit që ka ndërmend të zbatojë së shpejti Shqipëria. Këtë e ka pohuar dhe ministri italain i Drejtësisë i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të takimit Ndërkombëtar të Paqes me temë “Paqja është gjithmonë e mundur”.

....
Ministri i Drejtesise të Italisë Andrea Orlando pati nje takim me ministrin e Drejtësisë Nasip Naço.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, Naço tha se Italia do të asistojë në procesin e dekriminalizimit të politikës dhe të administratës shqiptare. “Klasa politike duhet të jetë në përputhje me standardet më të larta”, - tha Naço.

“Italia ka kaluar disa problematike që ju po i hasni tashmë, sa i takon raportit mes politikës dhe drejtësisë penale, dhe ne kemi edhe një përvojë të vyer sa i përket praktikës së moskandidueshmërisë nëse kandidatët janë të dënuar, ata përjashtohen. Ligji që e rregullon këtë problem është miratuar vetëm në vitin 2012”, - u shpreh në fjalën e tij ministri Orlando.

orlando

Ndërkohë ministri italian tha se e njëjta mbështetje do t’i ofrohet vendin tonë edhe për reformën në drejtësi.

Naço evidentoi fusha të veçanta të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë, duke veçuar marrëveshjen reciproke për ekstradimin e të dënuarve.

“Nga vitet 2011-2015 150 persona janë ekstraduar nga Shqipëria në itali. Kemi deklaruar që Shqipria nuk do jetë strehë e krimit, nëse kryejnë një krim nuk kanë për tu fshehur në Shqipëri. 100 persona të dënuar janë transferuar nga Italia”, - tha Naço.

Ministri i Drejtësisë tha se lufta ndaj korrupsioni ka dhënë frytet e para. “Sot kemi 2 gjyqtarë të arrestuar për korrupsion, 2 gjyqtarë të hetuar dhe një prokuror që po hetohet për korrupsion. Lufta ndaj korrupsionit do jetë proces i gjatë”, deklaroi Naço.

Më poshtë deklarata e plotë e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço:

Fillimisht gjej rastin për të falenderuar dhe përgëzuar homologun tim, Ministrin Orlando lidhur me zhvillimin e vizitës së tij në vendin tonë, e cila bëhet për një kauzë madhore siç është ajo e promovimit të paqes në botë.

Bashkë me homologun Orlando diskutuam për reformimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, një reformim që po shkon në drejtimin e duhur.
Tashmë proçesi i reformimit është në fazën e tij finale, në draftimin qoftë të ndryshimeve kushtetuese, qoftë të ndryshimeve të tjera ligjore nga Komisioni i Posaçëm pranë Kuvendit, nga Ministria e Drejtësisë, por në çdo rast garancia është dhe do të jenë gjithmonë partnerët tanë ndërkombëtarë, ekspertët më të mirë të tyre, Komisioni i Venecias.

Sigurisht që ne diskutuam në lidhje edhe me marrëdhëniet dypalëshe me Ministrinë e Drejtësisë italiane apo atë të Shqipërisë në drejtim të transferimit apo të ekzekutimit të një sërë vendimesh të gjykatave respektivisht italiane apo shqiptare, ku mund të them se ndamë të njëjtin mendim me Ministrin italian të drejtësisë se marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera.

Mund të them që nga viti 2011 deri në vitin 2015 nga Shqipëria në drejtim të Italisë janë ekstraduar rreth 150 persona, sepse kemi deklaruar qartë që Shqipëria nuk do të jetë strehë e krimit. Ky është një mesazh për të gjithë shqiptarët që banojnë apo jetojnë në Itali apo në vende të tjera të Bashkimit Europian se nëse kryejnë një krim nuk kanë për t’u fshehur në Shqipëri, sepse marrëdhëniet tona janë marrëdhënie të bashkëpunimit reciprok, marrëdhënie të një mesazhi të qartë që ne duam të integrohemi në Europë. Ndërkohë nga Italia në drejtim të Shqipërisë janë transferuar rreth 100 persona të dënuar dhe do të vazhdohet në këtë drejtim për të bashkëpunuar në mënyrë reciproke.
Me ministrin Orlando ndamë të njëjtin shqetësim në lidhje dhe me sistemin tonë penitenciar, ku ne kemi filluar një reformim të këtij sistemi duke marrë për bazë në ndryshimet e fundit dhe modelin italian, për të garantuar sigurinë në sistemin tonë të burgjeve dhe sigurisht jemi të hapur për të bashkëpunuar edhe më tej në këtë drejtim.
Ministrin Orlando e informova në lidhje me luftën që ne kemi bërë ndaj korrupsionit, e vura në dijeni të ndryshimeve ligjore por edhe të motiveve që jemi nisur për ta krahasuar korrupsionin dhe për ta luftuar njëlloj siç luftohen bandat dhe organizatat kriminale.

Sot ne kemi dy gjyqtarë të arrestuar për korrupsion, si dhe dy gjyqtarë të tjerë dhe një prokuror që që po hetohen për korrupsion.
Pra, ndryshimet që bëmë kanë filluar të japin efektet e veta, por sigurisht që edhe lufta me korrupsionin do të jetë një proçes i gjatë, një proçes i cili do të shkojë bashkë me reformimin e gjithë sistemit të drejtësisë.

Sigurisht që për shkak dhe të politikës së këtyre ditëve të fundit dhe për shkak të dekriminalizimit që flasin të gjitha palët, me Ministrin Orlando ndamë të njëjtin shqetësim që edhe klasa politike apo edhe administrata e lartë shtetërore duhet të jetë në përputhje me standartet dhe nivelet më të larta dhe në këtë drejtim u shpreh gatishmërinë për të dhënë asistencën e nevojshme në drejtim të proçesit të dekriminalizimit, të një proçesi reformues dhe ligjor i cili padyshim do të kërkojë dhe hartimin e ligjeve sa më të sakta, në përputhje me Kushtetutën, por edhe duke marrë eksperiencën më të mirë të partnerëve tanë ndërkombëtar”

naco


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Amnistia për Saljanin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’

Spahiu: Amnistia për Saljanin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’