Ornela Kapetani, aktorja më
e mirë në Festivalin e Sarajevës

Ornela Kapetani, aktorja më<br />e mirë në Festivalin e Sarajevës
Aktorja shqiptare Ornela Kapetani ka marrë çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e Filmit në Sarajevë. Ornela luan në filmin “Dita zë fill” nga Gentian Koçi.

Çmimi që iu dha aktores ka vlerën 2500 euro. Ky çmim konsiderohet sukses i madh për aktoren dhe filmin shqiptar në një garë të fortë me aktorët dhe regjisorët më të mirë që ishin pjesëmarrës në Festivalin e Sarajevës.

Ornela është aktore shqiptare e njohur në disa filma të sukseshëm si në “Hostage”, “Correction” dhe është bërë edhe më e njohur me rolin e Letës në filmin me të cilin fitoi edhe çmimin më 18 gusht në Sarajevë.

[gallery]23559[/gallery]
Në natën finale të Festivalit të Filmit në Sarajevë, filmi më i mirë u shpall “Scary Mother / Sashidi Deda” me regji nga Ana Urushadze.

Şerban Pavlu mori çmimin për aktorin më të mirë, ndërsa Emanuel Parvu u shpall regjisori më i mirë.
 
Festivali i Filmit në Sarajevës ka nisur më 11 gusht me një sekuencë të filmit të Aki Kaurismaki “The Other Side of Hope “.

Kjo është hera e dytë, që filmi i këtij producenti finlandez, hap këtë edicion shumë të rëndësishëm kinematografik.

Mbrëmja gala e çeljes së festivalit është prezantuar nga aktorja Amila Terzimehic. Regjisorët e famshëm si Oliver Stone dhe legjendari John Cleese janë nderuar me dy çmime speciale për kontributin e madh që kanë dhënë në artin e kinematografisë.

Në këtë festival morën pjesë 230 filma, 70 dokumentarë dhe 28 filma të animuar. Festivali ka pasqyruar punën e 54 shteteve të ndryshme me shfaqjen e premierave të 23 filmave të rinj.

Drejtuesi dhe themeluesi i këtij festivali u shpreh se edicioni i këtij viti është ai ku shpirtrat e të gjitha gjeneratave janë mbledhur së bashku.

Festivali ka vijuar deri më 18 gusht.

Ndërsa filmi “Dita zë fill” ku luan aktorja Kapidani është një dramë intime, e cila ndodh në një apartament në Tiranë.

Filmi trajton marrëdhëniet njerëzore si dhe kompleksitetin e thellë të tyre. Historia mbështetet në dy personazhe femërore, Leta dhe Sofia.

Leta është një nënë e re në një situatë tejet të vështirë financiare. Për shkak të kësaj situate, ajo nuk ka mundur të paguajë qiranë që prej disa muajsh.

Kur Leta dhe djali i saj njëvjeçar nxirren jashtë prej apartamentit të tyre me qira, ata shpërngulen në shtëpinë e Sofisë, një gruaje të moshuar e të ngulur në shtrat prej sëmundjes, vajza e të cilës ka punësuar Letën si kujdestaren e nënës së saj.

Me qëllim që të ruajë vendin e punës dhe strehën e saj të re, Leta duhet ta mbajë Sofinë në jetë me çdo kusht. Boshti i historisë është marrëdhënia e brishtë mes gruas së re dhe të moshuar, një marrëdhënie që luhatet mes empatisë reciproke dhe qëllimeve pragmatike.

“Dita zë fill” është film I xhiruar në interior dhe me pak personazhe ku interpretojnë aktorët: Ornela Kapetani, Suzana Prifti, Kasem Hoxha.

Koçi vjen me këtë bashkëprodhim shqiptaro-grek pas disa filmash të shkurtër artistikë dhe dokumentarë.

Ky film është prodhuar nga ARTALB FILM (Shqipëri) në bashkëprodhim me GRAAL FILMS (Greqi).

Redaksia Onlin
Dh.H/ shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë