Ortakëria Zyla-Goça lidhje me tregtarin
e armëve në kompaninë energjitike

Ortakëria Zyla-Goça lidhje me tregtarin <br />e armëve në kompaninë energjitike
TIRANE- Shqiptarja.com zbuloi tre javë më parë se bashkëshortja e kreut të Shërbimit Informativ Ushtarak Shqiptar Ylli Zyla, është bashkëaksionere me disa tregtarë të licensuar për eksport armatimi në Shqipëri, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin "Për konfliktin e Interesit".

Liljana Zyla që prej vitit 2011 është bashkëaksionare në kompaninë "Uind Sun Uater Initiative" sëbashku me shtetasit Lorenc Goça dhe Andrzej Izdebeski (shtetas polak) të cilët në të njëjtën ditë që kanë themeluar kompaninë me gruan e shefit të SHIU-t kanë krijuar edhe dy kompani të tjera në Tiranë me objekt aktiviteti tregtinë e materialeve ushtarake dhe armatimit.

 Vendndodhja e zyrave të kompanisë energjetike dhe kompanisë së armëve në të njëjtin vend, nuk është një koicidencë e rastësishme. Kompania "USUI "ku është bashkëaksionare dhe shtetasja Liljana Zyla është krijuar më datën 28 janar të vitit 2011. Ajo ka si objekt të aktivitetit të saj operimin në sektorin energjitik. Por duket se në të njëjtën datë dhe ditë dy ortakët e Zylës Goça dhe Izdebeski kanë shkuar në QKR për të regjistruar dhe dy kompani të tjera, të quajtura UNIMESKO dhe NITRO-CHEM të cilat janë kompani që kanë si objekt të aktivitetit të tyre, tregtinë në sektorin e materialeve ushtarake dhe eksportin e armatimeve. Në të njëjtën ditë që kanë çelur kompaninë energjitike në bashkëpronësi me bashkëshorten e kreut të SHIU-t dy sipërrmarësit Goça dhe Izdebeski kanë themeluar shoqëritë UNIMESKO dhe NITRO-CHEM.

(hh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij