Ortakët e Liljana Zylës biznes armësh
nga Polonia në Slloveni

Ortakët e Liljana Zylës biznes armësh <br />nga Polonia në Slloveni
TIRANE- Të ardhurat nga tregtia e armëve janë me të vërtetë të larta, aq sa të gjithë ata që tregtojnë materiale luftarake dhe armë, që normalisht që çohen në vende me konflikt se ato kanë nevojë, quhen shpesh dhe "Zotët e Luftës". Dhe pikërisht këto të ardhura tepër të larta, bashkëshortja e ish-shefit të SHIU-t nuk i ka deklaruar si të ardhura të nxjerra dhe nga tregtia e armëve në Ministrinë ku bashkëshorti i saj duhej të ishte "roje e hekurt" për të mos lejuar shkeljen e ligjit. Por duke i qëndruar besnik dokumenteve zyrtare të deklarimit të pasurisë, ia vlen të theksojmë se dy ortakët e Liljana Zylës nuk janë kufizuar vetëm në Shqipëri në tregtinë e armëve dhe si rrjedhojë e ortakërisë këtë shtrirje mendohet ta ketë dhe bashkëshortja e shefit të shërbimit inteligjet të ushtrisë shqiptare. Kështu, dy prej ortakëve të Liljana Zylës kanë themeluar të tjera kompani në Shqipëri por edhe jashtë vendit. Andrzej Izdebzki është një biznesmen polak i fokusuar prej vitesh në tregtinë e armatimit. Kompanitë e krijuara prej tij janë të listuara si kontraktore të hershme të Ministrisë së Mbrojtjes së Polonisë. Në Poloni ai rezulton pronar i të paktën dy kompanive. Kompania e parë e themeluar prej tij është "EK Spolka" e krijuar që prej fillimit të viteve '90 dhe e listuar në shumë buletine të Ministrisë së Mbrojtjes polake si kontraktore. Një tjetër kompani e themeluar prej tij është "UNIMESKO Pl", e fokusuar në import-eksportin e armatimit, kompani e themeluar në vitet 2000 dhe prej së cilës duket se ka marrë emrin dhe filiali i saj në Tiranë, "Unimesko shpk". Por Izdebski rezulton dhe me një aktivitet të ngjeshur tregtar në Kroaci dhe Slloveni.
(jm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet