KASHMIR- Të paktën 18 njerëz janë zhdukur, përfshirë tetë ushtarë pakistanezë, pasi mbrëmjen e djeshme u goditën nga një ortek në rajonin Kashmirit - thonë zyrtarët.
Orteku goditi luginën malore Neelum, në Kashmirin e administruar nga Pakistan. Ushtarët ishin duke kërkuar kolegët e tyre, të goditur nga një tjetër ortek të kur u zunë në befasi nga një një ortek i dytë. Zyrtarët thanë se kërkimet për të humburit po pengohen nga moti i keq dhe terreni i vështirë i këtij rajoni. Grupi i shpëtimit, kishte gjetur dy trupa, në momentin kur orteku i dytë i goditi në Dana Tajian, 130 km nga qyteti kryesor i Kashmirit (pakiztinez) Muzaffarabad.
Orteku i së premtes goditi pranë Vijës së Kontrollit, kufirin e kontestuar që ndan Kashmirin mes Indisë dhe Pakistanit. India dhe Pakistani kanë zhvilluar dy luftëra në zonën e Himalajave, dhe të dy shtetet e pretendojnë si territor të tyre.
Të dy palët kanë mijëra trupa të vendosura në rajon, që prej armëpushimit të vitit 2003. Zyrtarët thanë se bora e madhe mund të ketë shkaktuar ortekët, të cilat janë të zakonshme në këtë zonë.
Në prill, 140 ushtarë pakistanezë u varrosën kur një ortek i madh i dëborës goditi bazën e largët malore të Siachen Glacier. Të gjithë kanë qenë të shpallur të vdekur, edhe pse disa prej trupave ende nuk janë gjetur. Në shkurt, të paktën 16 ushtarë indianë në malet e Kashmirit u vranë kur dy orteqe ranë nëpër kampet e tyre ushtarake.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com