Së paku 9 alpinistë kanë humbur jetën dhe disa janë plagosur pasi një ortek i ka goditur ndërsa qëndronin pranë vendpushimit të skive në alpet franceze. Pesë persona rezultojnë ende të humbur.
Ndërkaq, lajmi është konfirmuar nga policia e cila tha se viktimat janë turistë ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëhere në spital.
Shpatet e Mont Maudit njihen si një rrugë popullore për turistët verorë të cilët marrin pjesë në këtë periudhë në samitin e Mont Blanc.
Janë rreth 28 alpinistë nga vende te ndryshme të cilët kanë marrë pjesë në të njëjtën ekspedite.
Ekipet e shpëtimit janë duke përdorur një helikopter dhe pajisje te tjera për të gjetur të zhdukurit.
Autoritetet lokale e përshkruan ortekun si "më vdekjeprurësin" në vitet e fundit.
Mont Muadit - që do të thotë mali i mallkuar - është maja e tretë më e lartë në masivin e Mont Blanc dhe arrin ne 4465 metra.
(km/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com