Orteku i borës me 300 km/orë në Itali lë 6 të vdekur, 8 të plagosur dhe 19 ende të zhdukur

Orteku i borës me 300 km/orë në Itali lë 6 të vdekur, 8 të plagosur dhe 19 ende të zhdukur

Mali Marmolada në Itali

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pasi u zunë përfund nga një ortek bore i shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet e veriut të Italisë.

Zyrtarë të emergjencave në Itali thanë se nëntë të tjerë u plagosën nga orteku, dy prej të cilëve janë të lënduar rëndë.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë natës për të kërkuar për 19 persona që janë ende të zhdukur, duke përdorur helikopterë dhe drone.

Një masë e madhe akulli u rrëzua më rreth 300 km në orë të dielën nga Marmolada, mali më i lartë i zonës. Viktimat, të plagosurit dhe të zhdukurit ishin të gjithë alpinistë.

Alpinistët e plagosur u dërguan në disa spitale përreth zonës, thanë zyrtarët e shpëtimit.

Ende nuk është bërë i qartë shkaku i shkëputjes së masës së akullit nga akullnaja.

Por, Walter Milan, një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit, tha për televizionin shtetëror në Itali se në atë zonë temperaturat kanë qenë tejet të larta në ditët e fundit.

"Kjo është nxehtësi ekstreme," tha ai. "Është e qartë se është diçka jonormale."

Reinhold Messner, një alpinist italian, tha për gazetën La Repubblica se akullnaja prej vitesh është duke u shkrirë për shkak të ndikimit të ngrohjes globale.

Klima e Alpeve po ndryshon me shpejtësi. Temperaturat llogaritet të jenë rritur me rreth 2 gradë celsius, dyfishi i mesatares globale. Si rezultat, akullnajat në Alpe po shkrihen. Alpet vlerësohet të kenë humbur gjysmën e vëllimit të tyre të akullit që nga viti 1850, dhe shkalla e humbjes është përshpejtuar ndjeshëm që nga fundi i viteve 1980.

Ndërsa akullnajat tërhiqen, ato mund të bëhen të paqëndrueshme dhe të kërcënojnë jetët e njërëzve, siç ndodhi në rastin konkret.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione