Orteku mbi hotel,vijojnë kërkimet
gjenden 5 trupa,15 të zhduku

Orteku mbi hotel,vijojnë kërkimet<br />gjenden 5 trupa,15 të zhduku
Itali -Të paktën 5 trupa të tjerë janë nxjerrë nga gërmadhat e hotelit Rigopiano në Itali i cili u godit para pak ditësh nga një ortek.

Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 14 ndërsa po punohet për nxjerrje e 15 personave të tjerë, ndërsa shpresat se dikush mund të jetë gjallë janë shuar.

“Ne jemi duke punuar  duke mbështetur teorinë se orteku jo domosdoshmërisht ka shkatërruar të gjithë dhomat “ u shpreh njëri nga zjarrëfikësit.

Fatmirësisht nga hoteli, pas 43 orësh u arritën të shpëtoheshin rreth 11 persona të cilët kishin mbijetuar, pasi ndodheshin afër kuzhinës pak e prekur nga shkatërrimi dhe ku mundën të gjenin ushqim. 

Hoteli i cili ndodhet në malin Gran Sasso të Pescara të Italisë u godit para pak ditësh nga një ortek i cili gllabëroi të gjithë ndërtesën e vizituar nga turistët të cilët nuk arritën të shijonin dëborën dhe pushimet e tyre.

[gallery]20731[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari