Orteku mbulon borëpastruesen
lirohet pas 5 orësh drejtuesi

Orteku mbulon borëpastruesen<br />lirohet pas 5 orësh drejtuesi
Një prej borëpastrueset e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve, të bllokuara prej reshjeve të dendura të borës që kanë mbukuar vendin, është mbuluar nga një ortek bore gjatë punimeve. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të shpëtojë, por vetëm pas pesë orësh i bllokuar në të.

Drejtuesi i borëpastrueses, Sherif Mula nga fshati i Lajthizës, u shpëtua dhe strehua nga banorët e zonës.

Borëpastruesja u bllokua nën ortekun e borës ne mes të rrugës, në aksin Fushë Arrë-Mirditë.

Por kjo nuk është borëpastruesja e vetme e cila ka hasur probleme. Borëpastruese të tjera janë bllokuar në vende të ndryshme për shkak të mungesës së karburantit. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024