Orteku në Itali, videoja e fundit nga
hoteli e pushuesit pak para tragjedisë

Orteku në Itali, videoja e fundit nga<br />hoteli e pushuesit pak para tragjedisë
Bora që ka bllokuar daljet e hotelit dhe dritaret, qentë dhe një atmosferë e qetë. Imazhet e dhomave të hotelit, pishinës dhe pushuesve të cilët nuk kishin idenë më të vogël se çfarë do të ndodhte më vonë. Janë këto pamjet nga hoteli në Pescara të italisë vetëm pak para se orteku të shkatërronte gjithçka.
 
Videoja është regjistruar me një telefon celular me 17 janar. Personi që e ka regjistruar është një nga të turistët që ka lënë hotelin pasditen para tragjedisë.
 
Ndërsa ende vijojnë kërkimet numri i viktimave ka shkuar në gjashtë. Fillimisht u tha se trupi i gjetur së fundmi i përkiste një 22-vjeçari senagalez Faye Dame që punonte si pjatalarës por më pas kjo është mohuar.
 
Bilanci i të zhdukurve është 23 ndërsa sipas forcave të shpëtimit ka shenja se mund të ketë të tjerë njerëz të mbijetuar nën rrënoja.



  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot