Orteqet, kërcënimi i ri i natyrës

Orteqet, kërcënimi i ri i natyrës
KUKËS/TROPOJË – Rreziku më i madh për banorët e zonave të mbuluara prej ditësh nga dëbora tanimë janë orteqet. Gryka e Vanave në qarkun e Kukësit këto ditë po ndihet gjithnjë e më e kërcënuar nga këto fenomene natyrore, të cilat nuk ishin parë në këto zona prej shumë vitesh. Në Valbonë rreziku sa vjet e shtohet dhe sipas drejtuesve lokalë trashësia e borës arrin në Grykën e lumit mbi 2.5 metra.
Në këtë situatë shqetësimi kryesor janë orteqet që kanë nsiur të bien thuajse njëri pas tjetrit.
“Orteqet gjatë ditës së djeshme në fshatin e Dragobisë kanë marrë me vete 40 krerë të imta, si dhe kanë dëmtuar krejtësisht linjën elektrike, duke lënë gjithë fshatin pa energji elektrike”, thotë Biberaj.

Ndërkohë, rënia e disa orteqeve në këtë fshat ka frikëësuar ndjeshëm banorët. “Shtatë familje tashmë janë larguar nga banesat e tyre, duke lënë edhe bagëtinë dhe janë strehuasr te të afërmit e tyre deri në përmirësimin e situates”, shton Biberaj. Por, një tjetër shqetësim për banorët, sipas Biberaj, është dhe mbarimi i rezervave të barnave mjekësore, por edhe atyre ushqimore.

(aq/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024