Ortodoksët e qytetit të Korçës festojnë sot Ditën e Verës! Fëmijë e të mitur e presin me zjarre e kërcime

Qytetarë të besimit ortodoks në qytetin e Korçës festuan sot Ditën e Verës.

Sipas traditës së kësaj feste të vjetër pagane, qytetarët gjatë natës së fundit të Shkurtit ndezën zjarre në të gjitha lagjet e qytetit për të pritur 1 Marsin dhe ardhjen e pranverës.

Fëmijë e të rritur kryen edhe ritin e kapërcimit të zjarrit, që simbolizon largimin e së keqes. As reshjet e shiut nuk i ndaluan që të festonin.

“Janë festa pagane që transmetohen. Kështu i kemi gjetur e kështu po transmetohen. Tregon se kalon dimri dhe po vjen pranvera. Ndryshon edhe gjaku, edhe koha. Janë llafe popullore por janë dhe të vërteta. Është dhe kalendari Gregorian dhe Julian. Ne e festojmë dhe me datën një dhe me 14. Bëjmë kulaçka. Tradita të vjetra. Verore po. Nuk festohet se nuk ka as fëmijë. Janë bosh qytetet”, tha një zotëri.

Karakteristikë e festës së verës janë edhe gatimet tradicionale që përgatisin amvisat korçare.

“Bëjmë kulaç. Çdo familje korçare ndez një zjar dhe vendoset verore”, tha një djal i vogël.

Korça e feston ditën e verës në 1 Mars, sipas traditës ortodokse, por ky aktivitet kulmon edhe në datën 14, ditë që është festë kombëtare.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë