Qindra besimtarë i janë drejtuar këtë mbrëmje katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë për të kremtuar festën e Pashkëve.
Me qirinj në duar, si simbol i fitores mbi vdekjen, besimtarët ortodoksë po ndjekin liturgjinë e përvitshme të kësaj ceremonie që ka për synim të përcjellë mesazhe shprese, paqeje e dashurie.
Festa e pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë.
Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

(Besimtarët Ortodoks në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë. Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto te tjera
(Video: Besimtarët Ortodoks në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë)

Festa Pashkëve
Mbrëmja e së shtunës dhe e diela e 1 majit është festë për besimtarët ortodoksë. Është Festa e Pashkëve Ortodokse.Pashka është mbi të gjitha një përvjetor që feston jetën dhe triumfin e saj mbi vdekjen.
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,Janullatos duke uruar të gjithë besimtarët për këtë festë ka theksuar se ajo simbolizon dalje nga dëshpërimi për shkak të varfërisë, dalje nga dëshpërimi që akumulon hidhërimi i padrejtësisë, i shpifjes, dalje nga zhgënjimi që shkaktojnë gabimet, rëniet, mëkatet tona
Ja përse simboli i kësaj ngjarjeje janë vezët, emblema të pjellorisë dhe të ciklit të jetës.Tradita e vezëve të kuqe ka origjinë të lashtë dhe është dokumentuar në epokën e Perandorisë romake, kur fshatarët paganë fusnin nën tokë një vezë të lyer me të kuqe për të marrë me të mirë perënditë për bollëk të të korrave.
/Shqiptarja.com
Me qirinj në duar, si simbol i fitores mbi vdekjen, besimtarët ortodoksë po ndjekin liturgjinë e përvitshme të kësaj ceremonie që ka për synim të përcjellë mesazhe shprese, paqeje e dashurie.
Festa e pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë.
Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

(Besimtarët Ortodoks në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë. Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto te tjera
Pashket Ortodokse, live nga Katedralja 'Ngjallja e Krishtit' ne Tirane
Posted by Report TV on Saturday, April 30, 2016

FOTO