Orët e para në zyrën ovale, Biden shfuqizon disa nga politikat e ish-Presidentit Trump

Është presidenti i tretë rradhazi që ka zgjedhur që ditën e parë të nënshkruajë disa urdhra ekzekutivë për të ndryshuar disa nga politikat e presidentit paraardhës.  

Ndër 17 urdhërat ekzekutivë të nënshkruar gjatë orëve të para në detyrë nga Presidenti Joe Biden, dy prej tyre forcojnë bashkëpunimin e dëmtuar me Kombet e Bashkuara në drejtim të përmirësimit të shëndetit global dhe luftës ndaj ndryshimeve klimatike.

Në përmbushje të premtimeve të tij, presidentit Biden ndali tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe riktheu vendin në Marrëveshjen e Parisit për Klimën të vitit 2015. Vendime të cilat u priten me optimizëm të madh në shumicën e vendeve.

Shtëpia e Bardhë  dhe dyshja Biden-Harris përmbysi urdhërat që ndalonin shumicën e njerëzve nga disa vende myslimane dhe afrikane për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.  Në anën tjetër presidenti Biden po “ruan dhe përforcon” programin DACA, i cili ka mbrojtur nga deportimi qindra mijëra emigrantë të sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara kur ishin të mitur. DACA u krijua nga Obama dhe janë rreth 700’000 njerëz të regjistruar në program cili ende përballet me sfida ligjore.

Biden në fjalën e tij presidenti Biden i dha fund deklaratës së emergjencës kombëtare që Presidenti Trump lëshoi për ndërtimin e shpejtë të mureve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë dhe së shpejti do të shqyrtojë planin në kongres.  Administrata e re ka ndaluar dëbimet e emigrantëve pa dokumenta ndërsa Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) do të rishikojë përparësitë e zbatimit të ligjit.

Biden shfuqizoi gjithashtu një plan për të përjashtuar emigrantët pa dokumenta nga censusi, në bazë të të cilit vendoset përfaqësimi i secilit shtet në Dhomën e Përfaqësuesve. Administrata e re thotë se dëshiron që Byroja e Censusit të ketë kohën e nevojshme për të përfunduar “një numërim të saktë të popullsisë”.

Presidenti Biden gjithashtu ka paraqitur një plan që parashikon një proces tetëvjeçar drejt shtetësisë për emigrantët pa dokumenta.  Legjislacioni do të mundësonte që miliona emigrantë të padokumentuar të kualifikoheshin për qëndrim të përhershëm në SHBA pas pesë vitesh dhe të kualifikoheshin për të aplikuar për shtetësinë tre vite më vonë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë