OSBE: 20 mijë euro pajisje kundër COVID-it për policinë kufitare! Jemi të kënaqur me rifillimin e 'Zgjedhores'

OSBE: 20 mijë euro pajisje kundër COVID-it për policinë kufitare! Jemi të kënaqur me rifillimin e 'Zgjedhores'

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Shqipëri, Prezenca e OSBE-së deklaron se ka përshtatur punën e saj për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të institucioneve shqiptare, shoqërisë civile dhe grupeve të cenueshme. Për të ndihmuar Policinë Kufitare dhe të Migracionit në kryerjen e detyrave të saj pa u rrezikuar, Prezenca njofton se së shpejti do t'i sigurojë pajisje për mbrojtje personale me vlerë 20 000 euro. Gjithashtu, me mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Greminger dhe Fondit të Ballos së Bamirësisë të OSBE-së, 450 familjeve në nevojë që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian do t’u sigurohen ushqime dhe artikuj higjienikë.

“Jemi krenarë që kemi ndihmuar Kuvendin e Shqipërisë të funksionojë në mënyrë virtuale, në këtë kohë krize, në përmbushje të funksioneve të tij legjislative dhe mbikëqyrëse. Transparenca e punës parlamentare u rrit përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të takimeve online” tha Bernd Borchardt, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Borchardt tha, po ashtu, se ishte i kënaqur me rifillimin e punës për reformën zgjedhore.

“Reforma të tilla si ato në fushën e zgjedhjeve, sistemit të drejtësisë, antikorrupsionit, antitrafikimit dhe të sigurisë mbeten të rëndësishme për vendin gjatë dhe pas kësaj krize dhe ne do të mobilizojmë ekspertizë dhe burime shtesë për të mbështetur çuarjen e tyre përpara”. Prezenca vijon më tej duke thënë se do të vazhdojë të përshtatë mbështetjen e saj afatmesme dhe afatgjatë në përputhje me mandatin e saj dhe kërkesat e reja për shkak të pandemisë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara