Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile përfunduan më 4 korrik 2014 një kurs treditor rreth vëzhgimit afatshkurtër të zgjedhjeve. Kursi u organizua bashkërisht nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).
Trajnimi u mbajt në kuadrin e përpjekjeve të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për zhvillimin e një platforme trajnimesh për të gjitha palët e përfshira në procesit zgjedhor, dhe vëzhgimi afatshkurtër i zgjedhjeve mund të bëhet pjesë e kurrikulumit të saj.
“OSBE-ja është tejet e përkushtuar ndaj demokracisë pjesëmarrëse në të gjitha vendet ku luajmë një rol aktiv”, tha Robert Wilton, Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. “Larmishmëria e pjesëmarrësve në këtë veprimtari është tejet e rëndësishme: kemi të bëjmë me një sërë aktorësh, duke përfshirë këtu institucionet publike dhe shoqërinë civile, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm për sigurimin e një demokracie funksionale e të shëndetshme në Shqipëri dhe të cilët duhet bashkëpunojnë për ta mbrojtur atë”.
Përfituesit kryesorë të këtij programi të gjerë trajnimesh të zhvilluar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të jenë komisionerët zgjedhorë të të gjitha niveleve. Veç kësaj, zyrtarët e organeve të qeverisjes vendore, përfaqësuesit e medias dhe shoqërisë civile, por edhe të tjerë mund të trajnohen në lidhje me një larmi çështjesh të lidhura me mbarëvajtjen e proceseve demokratike. Synimi është që të përmirësohet edhe më tej mbajtja e paanshme dhe me profesionalitet e zgjedhjeve.
/Shqiptarja.com