Çmimet “Oscar” të vitit 2020 u mbajtën mbrëmjen e djeshme, ku triumfoi filmi “Parasite”.
Eventi i mbajtur në teatrin “Dolby” në Los Angeles u kthye në paradë mode në tapetin e kuq.
Të gjithë artistët e Hollywoodit parakaluan duke treguar veshjen e tyre të kuruar në detaje.
Por vetëm disa prej tyre shkëlqyen më shumë se të tjerët.
Që nga ngjyrat e ndezura, kapelet e çuditshme e deri tek fustanet e tejdukshëm, të gjitha artistet i kishin kushtuar rëndësi në maksimum veshjes së tyre.
Më poshtë janë disa prej veshjeve më të bukura në “Oscars”.