‘Ose do të bëhemi, ose do të vdesim’, Erdogan i tregon muskujt Trump-it: Nuk përkulemi para jush!
“Nuk njohim asnjë forcë njerëzore që të qëndrojë përballë këtij populli, i cili është edhe guximtar edhe i mençur”, tha ai, duke porositur që askush të mos përpiqet të luajë me këtë popull, sepse është një popull që ecën drejt objektivave të saj me s
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
ANKARA- Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar zhvillimeve të fundit midis vendit të tij dhe SHBA-ve ka deklaruar se, “Nuk jemi përkulur dhe nuk do të përkulemi para atyre që ndërtojnë mirëqenien e tyre duke shfrytëzuar botën”, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdogan, njëherësh kryetar i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), duke folur në Kongresin e 6-të të zakonshëm të partisë së tij, që po mbahet në Ankara, ka theksuar se disa e kërcënojnë Turqinë me ekonomi, sanksione, kursin e këmbimit, normën e interesit e inflacionin, por ka shtuar se “ne e shohim lojën tuaj dhe ju sfidojmë”.
“Nuk njohim asnjë forcë njerëzore që të qëndrojë përballë këtij populli, i cili është edhe guximtar edhe i mençur”, tha ai, duke porositur që askush të mos përpiqet të luajë me këtë popull, sepse është një popull që ecën drejt objektivave të saj me shprehjen ‘Ose do të bëhemi, ose do të vdesim’.
"Ne nuk u jemi dorëzuar dhe nuk do t'u dorëzohemi atyre që në pamje duken si partnerë strategjik, por me çdo hap që hedhin përpiqen të na bëjnë objektiva strategjike", shtoi ai.
“Edhe njëherë theksojmë fuqishëm se nuk do t‘ia arrini, nuk do të mund të ndani popullin tonë, nuk do të mundet të bëni që ezanet tona të heshtin, nuk do të mund të ulni flamurin tonë, nuk do të mund të rrëzoni shtetin tonë. Nuk do të mund ta ndalni ngritjen e Turqisë dhe nuk do të mund të na pengoni që ne të arrijmë objektivat tona. Sepse ne jemi Turqia, sepse ne jemi populli turk, sepse ne jemi muslimanë, ne jemi zëri i përbashkët dhe ndërgjegja e njerëzisë”, tha Erdoğan.
Ndër të tjera duke përmendur operacionet kundër terrorizmit të ndërmarra nga Turqia, presidenti turk theksoi se Turqia do të vazhdojë me zgjerimin e operacioneve që kanë ndërmarrë me besimin se siguria kufitare e Turqisë fillon nga përtej kufijve.
“Pavarësisht çdo gjëje ne jemi të vendosur t'i eliminojmë në burim kërcënimet nga Siria dhe Iraku që kanë drejtim vendin tonë”, u shpreh ai.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
53.8%
-
Jo
33.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Djali i JD Vance ‘vjedh’ vëmendjen gjatë ceremonisë së inaugurimit të Donald Trump
21 Janar, 12:50
-
SHBA/ Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë
21 Janar, 12:34
-
“Triumfi” i Donald Trump në Tiranë, në ditën e inaugurimit! Avni Delvina, ekspozitë me dhjetëra punime! Mesazhe ngacmuese, artisti: Trump i pati të gjithë kundër!
21 Janar, 10:52
-
'Përshëndetje fashiste?' Gjesti i Elon Musk shkakton polemika, reagon miliarderi: Truke të ndyra! Komenton dhe i besuari: Nuk i pëlqejnë ekstremistët
21 Janar, 10:25
-
Basha takohet me kongresmenin amerikan: Diskutuam për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA
21 Janar, 10:24
-
Dallgë apo cunami? Misteri që përditë do të zbulojmë me Presidentin Trump
21 Janar, 09:35
-
SHBA/ Nga dalja prej Marrëveshjes së Parisit, 'dy gjinitë' e falja e 1500 sulmuesve të Kapitolit më 6 janar! Urdhrat që Trump firmosi ditën e parë
21 Janar, 08:45
-
Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit
21 Janar, 08:20
-
E fejuara e Jeff Bezos kritikohet për veshjen në inagurimin e Trump, Zuckerberg kapet 'mat' duke ia hedhur sytë
21 Janar, 07:23
-
VIDEOLAJM/ Musk ngjall polemika me përshëndetjen fashiste në mitingun e inaugurimit të Trump
20 Janar, 22:48
-
Dreka zyrtare pas inaugurimit, Trump dhe Melania të trishtuar si në 'ceremoni mortore' (FOTO)
20 Janar, 21:24
-
JD Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve
20 Janar, 20:52
fjalimim mese korrekt, nje njeri si ky i ka mungurar prej 500vitesh shqiptarve, ne 10vite qeverisje e ka rritur ekonomine e vendit te tij me 60%. shikoj disa komente mbeturina qe se dine ne bote cfare eshte ai vend... ka shume mite ne mendjen e shqiptarve qe se kane lexuar nje liber ne jeten e vete dhe qe skane qene kurre ne dy shtete te ndyshme...
PërgjigjuOr legen amerika nuk eshte shqiperî,qe udheheqja shqiptare dhi... per ty .
PërgjigjuI ziu ti. I ke pare bythzinjte si puna jote si perfunduan. Si legen do perfundosh edhe ti.
PërgjigjuEdhe Sadami,Gedafi keshtu thonin.Erdogani do te perfundoje shume keq,por gjynof Turqia dhe mileti.
PërgjigjuO Tship o Tazbrit ne ate ane qe menjanon Amerika anes tjeter i bie pika.
PërgjigjuIk or debil se amerika ta mer frymen je msuar me kosoven dhe shqiperin ti qe tall bythen po' vendet e tjera ste pjerdhin
Përgjigju