Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar disa ndryshime për të lehtësuar shlyerjen e debive nga abonentët familjarë. Ndryshimi i parë është zbatimi i skemës së pagesës së borxheve përmes kësteve me vlerë fikse, pavarësisht debisë.
Me skemën e mëparshme, shuma e pagesës ndryshonte, në bazë të detyrimit dhe numrit të kësteve, ndërkohë që tani do jetë 2800 lekë në muaj për të gjithë abonentët familjarë, pavarësisht debisë.
Tjetër vendim me rëndësi është shtyrja e afatit deri më 31 dhjetor 2016, i aplikimit nga OSHEE të reduktimit të kamatës me 70% për abonentët familjarë që shlyejnë të gjithë debinë me një këst.
Për kategoritë e tjera, si familjet me ndihmë ekonomike, për kryefamiljarët pensionistë apo ato me status të veçantë, OSHEE shtyn afatin e pagesës së debisë deri më 31 dhjetor 2016 me 1200 lekë/muaj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com