OSHEE: Aliaj i shkarkuar që në 21
nëntor 2014, shpërdoroi detyrën

OSHEE: Aliaj i shkarkuar që në 21<br />nëntor 2014, shpërdoroi detyrën
LUSHNJE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaron se Dine Aliaj është i shkarkuar nga detyra e kreut të OSHEE njësia Lushnjë që në datën 21 nëntor të vitit 2014. Motivacioni i shkarkimit ka qenë për shpërdorim detyre dhe performancë të dobët. Sipas OSHEE, “zëdhënëset e Partisë Demokratike dezinformojnë në mënyrë të qëllimshme duke deklaruar se ky person është ende në detyrë”.
 
Sipas këtij institucioni, OSHEE ka kontrolle dhe monitorim të rreptë të listave të debitorëve, duke u bazuar edhe në Urdhrin e Kryeministrit për identifikimin e debitorëve në institucionet buxhetore dhe jo buxhetore.
 
“Z.Dine Aliaj në vitin 2013 ka pasur një debi prej 920.000 lekesh te reja, por pasi ka hyre në aktmarrëveshje për pagesat, si çdo qytetar tjetër, ka kryer likuidimin e kësaj debie. Pas pagesave të kryera, aktualisht debia e mbetur e z.Dine Aliaj është 85.000 lekë të reja, që edhe këto do t’i mbahen”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
 
Duke reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, OSHEE thekson se “Asnjë nga punonjësit e kompanisë se Shpërndarjes nuk do të tolerohet qoftë për shkelje në detyrë ashtu edhe për debitë e mbartura. Gjithsecili ka të drejtë të hyjë në akt-marrëveshje me kompaninë për likuidimin e detyrimeve të prapambetura. Ndërsa theksojmë se aksioni kundër abuzuesve të Energjisë Elektrike do të vijojë intensivisht në të gjithë vendin dhe nuk do të ketë përjashtime as për vete punonjësit tanë”.
 
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thekson se po bashkëpunon edhe me institucione të tjera buxhetore dhe jo buxhetore për të identifikuar debitorët që refuzojnë pagesat e energjisë elektrike.  
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën