OSHEE: Arkëtimet u rritën me 34%
krahasuar me Maj-in e 2014-ës

TIRANË – Rreth 10 milionë dollarë më shumë janë arkëtuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në muajin maj të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në një njoftim zyrtar për shqyp OSHEE, thotë se arkëtimet në muajin maj arritën në 4.9 miliardë lekë, ose 34% më shumë se Maji i vitit 2014 (pra, afro 10 milionë dollarë më tepër).

Si 5-mujor, në total janë realizuar 34 miliardë lekë arkëtime, ose 53% më tepër se periudha Janar-Maj 2014. (ose 130 milionë dollarë më shumë)

Në lidhje me humbjet, në muajin Maj 2015, niveli i tyre zbriti në 31.2%, nga 36.8% që ishin në majin e vitit 2014 (pra, 5.6 % më pak humbje)

Sakaq, OSHEE njofton se kontrollet dhe ndërprerjet gjatë muajit maj kanë vijuar normalisht, me 58,336 kontrolle dhe 36,681 ndërprerje.

Së fundi, OSHEE ka filluar tanimë investimet në terren për të konsoliduar edhe më tej uljen e humbjeve por sidomos për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua