OSHEE: Banorët në konviktet e Institutit Bujqësor Kamëz të zbatojnë marrëveshjen
TIRANË,14 Shkurt/ATSH/-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nëpërmjet një njoftimi për mediat sqaron opinionin publik në lidhje me problematikën e shfaqur me banorët që jetojnë në mjediset e ish- konvikteve të Institutit Bujqësor Kamëz. OSHEE shpjegon se “në këto ambiente jetojnë 537 familje, të ndara në 8 godina që janë furnizuar dhe vazhdojnë […]
TIRANË,14 Shkurt/ATSH/-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nëpërmjet një njoftimi për mediat sqaron opinionin publik në lidhje me problematikën e shfaqur me banorët që jetojnë në mjediset e ish- konvikteve të Institutit Bujqësor Kamëz.
OSHEE shpjegon se "në këto ambiente jetojnë 537 familje, të ndara në 8 godina që janë furnizuar dhe vazhdojnë të furnizohen me energji elektrike nga Instituti Bujqësor Kamëz. Ky furnizim është bazuar në marrëveshjen me këtë institucion për shlyerjen e detyrimit ndaj OSHEE-së. Deri më 31 dhjetor 2013, me vendim të Këshillit të Ministrave nr.198, dt 3 prill 2014, këtyre banorëve iu është bërë një shuarje e detyrimit për faturat e energjisë elektrike në vlerën 622 milionë lekë të reja".
Po ashtu, në njoftimin për mediat OSHEE, sqaron se "Më 30 dhjetor të vitit 2014, me ndërmjetësimin dhe të prefektit të Tiranës, u arrit një marrëveshje me familjet që të instaloheshin panele matje të konsumit të energjisë elektrike për secilën godinë, në mënyrë që pagesa për energjinë të bëhej në bazë të konsumit dhe jo aforfe si deri atëherë. Edhe pas instalimit të sistemit të matjes dhe stabilizimit të furnizimit me energji elektrike nga ana e kompanisë, familjet nuk i kanë paguar asnjëherë faturat e energjisë".
"Në total detyrimi që 537 familje i kanë OSHEE nga 1 janari 2014 e në vazhdim është 142 milionë lekë të reja. Në këto kushte, OSHEE, është i detyruar në respektim të ligjit të bëjë ndërprerjen e energjisë elektrike deri në shlyerjen e detyrimeve për energjinë. /i.vata//a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14913
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në punë mund të hasni disa pengesa...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
13 Janar, 07:02
-
Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve
12 Janar, 23:13
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43