OSHEE: Disa zona të Tiranës pa energji elektrike, shkak rregullimet

OSHEE: Disa zona të Tiranës pa energji elektrike, shkak rregullimet

Punimet në kabinat elektrike

Disa zona në kryeqytet do  të jenë pa energji elektrike për disa orë gjatë ditës së sotme, pasi do të kryhen punime të planifikuara në disa kabina.Punimet kryhen për ndërtimin e rrjetit 20 kv në Tiranë.  Për këtë arsye do të stakohet energjia në dy fidera: 244 dhe 247 që dalin nga nstacioni Dinamo.

Fideri 244 do të stakohet gjatë intervalit kohor 09:00-13:00. Pa energji gjatë kësaj kohe do të jenë: zona pranë shinave të Trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusave në Rr. “Don Bosko”.
Fideri 247 do të stakohet gjatë intervalit kohor 12:00-15:00
Pa energji do të jenë: Zona pranë shinave të Trenit ,Zona te “2000 Apartamentet”, Rr. “Vangjel Noti” zona pranë ish-Kombinatit “Josif Pashko.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur