OSHEE do blejë energji. Po vjen
thatësira, duhen 18 mln euro importe
Sipas të dhënave zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike, në fund të prillit niveli i ujit në liqenin e Fierzës ishte 16 metra më i ulët se vjet, ndërkohë që situata është përkeqësuar gjatë muajve në vijim
TIRANE-Situata e vështirë hidrike e ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes të hapë me shpejtësi procedurat për të nisur importet e energjisë.
Top Channel ka mësuar se OSHEE ka çelur ankadin për të blerë mbi 285 mijë mega energji nga importi për të përballuar furnizimin e vendit me energji për periudhën 28 qershor-31 korrik.
Rezerva hidrike në kaskadën e Drinit ka rënë në nivele minimale.
Sipas të dhënave zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike, në fund të prillit niveli i ujit në liqenin e Fierzës ishte 16 metra më i ulët se vjet, ndërkohë që situata është përkeqësuar gjatë muajve në vijim.
Me sasinë e shpallur për të blerë, OSHEE synon të plotësojë 53 për qind të konsumit, ndërkohë që pjesa tjetër prej 47 për qind do të përballohet nga prodhimi vendas.
Importet e detyrueshme të energjisë janë një goditje jo e vogël për bilancin e Operatorit të Shpërndarjes dhe gjithë sistemit energjetik këtë vit.
Llogaritë paraprake tregojnë se me çmimet aktuale të energjisë në bursë, OSHEE do të duhet të shpenzojë rreth 18 milionë euro vetëm për importet e muajit korrik.
Por importet nuk cënojnë vetëm anën financiare të kompanisë, por dhe treguesit e sistemit energjetik.
Burime nga OSHEE thonë se për shkak të importeve, kompania do detyrohet të shkurtojë investimet.
Kjo ka pasoja direkte në treguesit e sistemit, pasi vështirëson uljen e humbjeve, të cilat këtë vit sipas gjasave nuk do të reduktohen sipas planit./Top Channel
(d.b/Shqiptarja)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49