OSHEE forcon kontrollet në bregdet:
 Mblidhen 60 mijë dollarë detyrime

OSHEE forcon kontrollet në bregdet:<br /> Mblidhen 60 mijë dollarë detyrime
Kompania energjetike, OSHEE ka zhvendosur një pjesë të punonjësve të saj në zonën e bregdetit, për t’i dhënë mbështetje agjencive që menaxhojnë rajonet nga Velipoja në Sarandë.
 
Aksionet janë përforcuar këto ditë, duke nisur me rajonin e Shkodrës dhe konkretisht duke parë nga pranë ituatën në zonat Velipojë dhe Shëngjin, nga ku Operatori i Shpërndarjës së Energisë Elektrike ka kryer verifikime mbi ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike. 

Drejtoresha e  Divizionit Tregtar në OSHEE,  Albana Ferraj bëri me dije nga Durrësi se gjatë operacionit në Shkodër janë grumbulluar mbi 60 mijë dollarë detyrime të prapambetura.
 
“Në lidhje me rezultatet e këtij aksioni të përforcuar këto ditë, në rajonin e Shkodrës (Lezhë, Shëngjin, Velipojë), prej datës 7 gusht kur nisi operacioni, janë kryer 2600 kontrolle, duke konstatuar abuzime të shumta dhe masa ndëshkuese deri me arrestime, ndërsa nga ana tjetër janë arkëtuar rreth 60 mijë dollarë dhe janë nënshkruar rreth 100 aktmarrëveshje të pagesës me këste të detyrimit.”- u shpreh Albana Ferraj, teksa shtoi se në Shkodër janël 50 persona shtesë kurse në Durrës 25.

Prononcimi për mediat i Albana Ferraj, drejtoresha e Divizionit Tregtar në OSHEE
OSHEE ka nisur, më herët, disa aksione në zonat bregdetare, për konsumatorët familjarë dhe biznes, por pas analizave të kryera bazuar mbi treguesit e 6-mujorit të parë, dhe në vijim të objektivave, kompania ka shtuar personel në mbështetje të agjencive që menaxhojnë rajonet nga Velipoja në Sarandë, dhe sidomos në ato pika ku hasen probleme të mëdha.
 
Këtu në Durrës janë caktuar rreth 25 veta që do jenë pjesë e stafit të drejtorisë rajonale të OSHEE, ndërsa në Shkodër rreth 55 persona, shtesë e personelit. Këta persona do të ndihmojnë në mënyrën e organizimit të punës dhe veprimtarisë normale të agjencive dhe drejtorisë që lidhen me pjesën e kontrollit të ligjshmërisë me energji elektrike, të ripagesës së faturave, dhe problematika që kanë të bëjnë me sistemin e matjes së eenergjisë.
 
Abuzimet më të tipike janë rilidhjet e paligjshme nga ndërprerja e furnizimit me energji elektrike si pasojë e të qenit debitor, por dhe ekzistenca e linjave të dyta.
 
Në lidhje me rezultatet e këtij aksioni të përforcuar këto ditë, në rajonin e Shkodrës (Lezhë, Shëngjin, Velipojë), prej datës 7 gusht kur nisi operacioni, janë kryer 2600 kontrolle, duke konstatuar abuzime të shumta dhe masa ndëshkuese deri me arrestime, ndërsa nga ana tjetër janë arkëtuar rreth 60 mijë dollarë dhe janë nënshkruar rreth 100 aktmarrëveshje të pagesës me këste të detyrimit.
 
Operacioni në Durrës, i cili ka nisur sot do të vijojë deri në muajin shtator, dhe ky model menaxhimi do të zhvendoset edhe në rajonet e tjera bregdetare (pra, me personel mbështetës, etj).
 
Në lidhje me rajonin e Durrësit, që përfshin Kavajën, Krujën dhe Shijakun, me rreth 160 mijë abonentë, si 6-mujor, janë kryer 38 mijë kontrolle dhe iu është ndërprerë energjia elektrike 22 mijë debitorëve. Vetëm në Durrës, si qytet, janë kryer 14 mijë kontrolle, ku gjysma rezultuan debitorë (familjarë dhe jo familjarë) dhe iu pre energjia elektrike.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot