Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi të martën se, grupet e punës rreth orës 09:30, kanë riparuar defektin në linjën 110 KV-28 e OST-së, duke rikthyer furnizimin me energji elektrike në veri të vendit.

Si pasojë e një defekti në linjën 110 KV, në orët para të mëngjesit të sotëm mbetën pa energji nënstacioni i Kalimashit. Për pasojë nuk u furnizuan me energji zonat Kalimash Tunel, Krumë, Kukës, Rexhepaj, HEC-et Bele, Lapaj, Pobreg e Cenale, bëri të ditur OSHEE.